‘E ardhmja e Serbisë, jashtë BE’, Vulin: Të integrohemi në vendet e BRICS

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se Beogradi nuk duhet të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas tij, e ardhmja e Serbisë duhet të jetë në organizatat ku bën pjesë Rusia dhe Kina.
Një grua nga Teksasi akuzohet për tentativë vrasjeje, dyshohet se tentoi të mbyste një palestineze 3-vjeçare

Një grua nga Teksasi i SHBA-së është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi dyshohet se tentoi të mbyste një vajzë muslimane palestineze 3-vjeçare në një pishinë të një kompleksi apartamentesh, transmeton Anadolu.Raportet e publikuara të dielën zbuluan se 42-vjaçarja Elizabeth Wolf u arrestua më 19 maj në Euless të Dallasit, një ditë pasi ndodhi incidenti. Hetuesit thanë se rasti u raportua si sherr midis dy grave në pishinën e apartamentit, ku Wolf mori në pyetje nënën 32-vjeçare për vendin e saj të origjinës, pasi ajo kishte veshur një hixhab.
Kenia, ministri i Mbrojtjes vendos ushtrinë për t’u marrë me “urgjencën e sigurisë”

Ministri i Mbrojtjes i Kenias, Aden Duale, në mbrëmje ka vendosur ushtrinë për t’u marrë me një “emergjencë të sigurisë” pasi demonstratat e dhunshme kundër rritjes së taksave morën 10 jetë në kryeqytetin Nairobi, transmeton Anadolu.Të paktën 10 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë ditës kur policia hapi zjarr ndaj qindra protestuesve që sulmuan kompleksin e parlamentit në Nairobi për të protestuar kundër rritjes së fundit të taksave.“Kjo është në përgjigje të emergjencës së sigurisë të shkaktuar nga protestat e vazhdueshme të dhunshme në pjesë të ndryshme të vendit”, tha Duale.
Gjermania kritikon kalimin e kontrollit të Bregut Perëndimor të pushtuar nga ushtria izraelite te kolonët

Gjermania ka kritikuar planet e ushtrisë izraelite për të zhvendosur kontrollin e Bregut Perëndimor të pushtuar te grupet pro kolonëve izraelitë, transmeton Anadolu.Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sebastian Fischer, para përfaqësuesve të mediave në Berlin tha se “ushtria izraelite mban përgjegjësi për pushtimin dhe kjo është e papajtueshme me dorëzimi i përgjegjësisë tek një administratë civile është e papajtueshme”.“Kjo është arsyeja pse është një raport që ne e kemi ndjekur me shumë shqetësim. Ne refuzojmë një aneksim të Bregut Perëndimor. Çdo hap drejt aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli është një hap në drejtimin e gabuar. Ne e refuzojmë atë”, theksoi Fischer.
Sulmi ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, “Rusi” dënohet me 15 muaj burgim e 12 mijë euro gjobë
