Hamasi mirëpret rezolutën e KS-OKB që mbështet propozimin e Bidenit për armëpushim në Gaza

Hamasi njoftoi se është i gatshëm të negociojë me ndërmjetësit për zbatimin e parimeve të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me një armëpushim të përhershëm në Gaza, tërheqjen e plotë, shkëmbimin e pengjeve, rindërtimin e Rripit të Gazës dhe riatdhesimin e të zhvendosurve, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Hamasit thuhet se "armëpushimi i përhershëm, tërheqja e plotë nga Gaza, shkëmbimi i pengjeve, rindërtimi i Rripit të Gazës dhe kthimi i personave të zhvendosur të përfshirë në rezolutën e OKB-së janë të mirëpritura".