Biden pro sulmit të Izraelit në rafineritë e naftës së Iranit
Izraeli pritet që brenda pak ditësh të nisë sulmin kundër Iranit si shenjë hakmarrjeje për sulmin me 181 raketa të martën e 1 Tetorit. Zyrtarët izraelitë thonë se sulmi do të jetë në koordinim me SHBA-të dhe tejet i ashpër. Vetë presidenti amerikan Joe Biden tha se po bisedojnë me Tel Avivin dhe po vlerësojnë që të sulmohen rafineritë e naftës në Iran, duke dalë kundër shënjestrimit të reaktorëve bërthamorë. Por deklarata për sulmet e rafinerive ndikoi në rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar në SHBA me 7 përqind.