Skenar politik apo...? /Beleri zgjidhet eurodeputet, teksa flet babai: Triumfoi demokracia!

Babai i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Petro, ka folur në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, teksa djali i tij po shkon drejt fitores së mandatit të eurodeputetit, me partinë Demokracia e Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Greqi.
Petro tha se nuk po fiton djali i tij, por demokracia shqiptare dhe sipas tij, duhet të festojnë jo vetëm himariotët, por gjithë shqiptarët.