Lidhje


Brigadat Kassam njoftojnë se futën në kurth ushtarët izraelitë në Gaza

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se shumë ushtarë izraelitë u vranë dhe u plagosën si pasojë e shpërthimit të një tuneli në të cilin ishte ngritur kurth në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.Në një deklaratë nga llogaria e Brigadave Kassam në Telegram thuhet se ushtarët izraelitë u shënjestruan me shpërthimin e hyrjes së një tuneli në të cilin ishin vendosur më parë kurthe, në zonën Hamad në veri të qytetit Khan Younis në jug të Gazës.Në deklaratë nënvizohet se ka të vrarë dhe të plagosur nga ushtarët izraelitë të cilët kanë tentuar pushimin tokësor të zonës. Mes ushtarëve izraelitë të cilët vazhdojnë sulmet tokësore në Gaza dhe grupeve të rezistencës palestineze shënohen përleshje.

Read more ...


Medvedev: Tashmë nuk ka më paqe me Kievin

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka qenë targeti i sulmeve të fundit të ushtrisë ukrainase. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 10 dronë mbi Moskë dhe rrethinat e saj, bëri të ditur kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin në një postim në Telegram. “Mbrojtja e shkallëzuar e Moskës kundër sulmeve të armikut bëri të mundur zmbrapsjen e të gjitha sulmeve. Kjo ishte një nga përpjekjet më të mëdha për të sulmuar Moskën me ndihmën e dronëve të të gjitha kohërave”, shtoi Sobyanin.45 dronë sulmuan rajone të ndryshme të Rusisë gjatë natës, ku vetëm 11 ranë mbi rajonin e Moskës, 23 u shkatërruan mbi rajonin Bryansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi Kursk, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të sajën.

Read more ...


"Izraeli dhe SHBA e përdorin urinë si një mjet presioni politik kundër civilëve në Gaza"

Qeveria në Gaza deklaroi se Izraeli dhe SHBA-ja po e përdorin hapur politikën e urisë dhe privimin nga ushqimi të civilëve në Rripin e Gazës si një mjet presioni politik, transmeton Anadolu.Zyra e qeverisë për media bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me deklaratën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tel Aviv se "Mënyra më e shpejtë për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës është arritja e një marrëveshjeje për armëpushim"."Okupimi izraelit dhe administrata e SHBA-së po e përdorin hapur politikën e urisë dhe privimit të ushqimit të civilëve në Rripin e Gazës si një mjet presioni politik. Ky përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit", thuhet në deklaratë.

Read more ...


WizzAir vijon me skandalin, anulon 2 fluturime, shtyn 7 të tjera! Pasagjeri denoncon: Prej drekës në aeroportin e Napolit

Kompania e fluturimeve Wizz Air vijon me skandalin e shtyrjes së udhëtimeve duke lënë qytetarët në mes të rrugës. Një pasagjer ka denoncuar në Shqiptarja.com se udhëtimi nga Napoli për në Tiranë është anuluar. Referuar të dhënave në faqen zyrtare të Rinas, avioni duhej të kishte mbërritur në Tiranë në orën 15:00, por qytetari denoncon në Shqiptarja.com se fluturimi është anuluar dhe nuk u kanë dhënë asnjë shpjegim. Pasagjerët do duhet të kalojnë natën jashtë, ndërsa sipas qytetarit avioni do niset nesër në orën 08:00 të mëngjesit.

Read more ...


I hodhi 50 € për ngushëllim - Pasi vrau Enea Alibej, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi

Vrasja në 29 dhjetor 2018 e tre personave në zonën e Bradasheshit, ka nxjerrë detaje të reja jo vetëm mbi emrat e autorëve që kanë marrë pjesë në këtë krim të trefishtë, por edhe mbi mënyrën e sjelljes së tyre pas krimit të rëndë.Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Enea Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit.Në formë ngushëllimi dhe solidarizimi, Franc Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro. Të paktën kështu del në komunikemet e zhvilluara në “SKY” nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje, Franc Çopja.

Read more ...

XS
SM
MD
LG