Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge
I vënë në listën e zezë nga Amerika, kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i ri i mundshëm i Hezbollahut?
Ndërsa Hezbollahu përballet me një periudhë tranzicioni pas vdekjes së liderit të tij emblematik Hassan Nasrallah, një figurë po shfaqet si një pasardhës i mundshëm: Hashem Safieddine. Ky zyrtar i lartë i Hezbollahut, anëtar me ndikim i Këshillit Ekzekutiv të tij, është konsideruar prej kohësh një nga shtyllat e organizatës.
Kushuri me Nasrallah, Safieddine zë një rol vendimtar brenda lëvizjes shiite libaneze, duke mbikëqyrur punët e saj të brendshme dhe duke mbajtur marrëdhënie strategjike me Iranin. Një figurë me ndikim në Hezbollah Hashem Safieddine, i lindur në vitin 1964 në Deir Qanoun në Libanin jugor, u vendos si një figurë qendrore brenda Hezbollahut.
Moment i frikshëm në avionin që u nis nga Prishtina, shpendët i dëmtojnë motorin
Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar këtë të shtunë udhëtarët e linjës ajrore Prishtinë-Hamburg. Ata u rrezikuan nga dy shpendë të cilat u goditën me motorin e avionit duke shkaktuar probleme në fluturim. Avioni u detyrua të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Prishtinës për shkak të dëmtimeve.
Njëri nga udhëtarët deklaroi për KosovaPress, se ata janë nisur nga Sllatina drejt Hamburgut në orën 8.40, por pas 30 minutave kanë përjetuar një moment të frikshëm.
Ushtria i*zraelite e konfirmon: Lideri i Hezbollahut u vra!/U hodhën mbi 80 bomba për asgjesimin e tij
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar zyrtarisht se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë. Në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë ‘X’ të IDF, thuhet: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”.
Deklarata vjen pas një serie sulmesh gjatë natës në Bejrut për të cilat Izraeli tha se synonin Nasrallah dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut. Hassan Nasrallah , udhëheqësi i lëvizjes militante shiite islamike Hezbollah në Liban, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.
Mashtrusja e Kavajës që zgjidh hallet e njerëzve vetëm duke i parë në sy
Mashtruesit dhe magjistricat janë përhapur mjaft së fundmi Por për këto probleme kaq madhore ka dhe "zgjidhje". Dhe këtë "zgjidhje" mund ta japë vetëm Flora e Kavajës, e cila sipas saj ka "fuqi të mbinatyrshme" të zgjidh hallet, të prishë syrin e keq dhe të ndreqë fatet e miletit.
Për ta vërtetuar këtë Piranjat vendosin ta takojë nga afër, Florën e famshme të Kavajës, e cila ka pafund njerëz që i drejtohen derës së saj për të kërkuar ndihmë. Kjo zonjë e ka kthyer shtëpinë e saj në një vend gjoja të mirë ‘shëronjës’ për njerëzimin, ku pret vizitorë nga e gjithë Shqipëria.