"Izraeli dëshiron të bllokojë 2.3 milionë palestinezë në vetëm 14 për qind të tokës së Gazës"

Ushtria izraelite dëshiron të burgos rreth 2.3 milionë palestinezë të zhvendosur në vetëm 14 për qind të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.Palestinezët që jetojnë në Gaza vazhdojnë të jenë subjekt i migrimit të detyruar për shkak të sulmeve izraelite. Ushtria izraelite, e cila dëshiron që disa vende që më parë pretendonte se ishin "të sigurta" të evakuohen, ka dëbuar me forcë shumicën e palestinezëve në Gaza në rajonin Al-Mawasi.Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini dha një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale lidhur me zhvendosjen e vazhdueshme të detyruar në Gaza.