Mediat greke hedhin akuza të forta: Beleri i lidhur me organizatën t"erroriste MAVI, si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë
Media greke EfSyn me anë të një shkrimi, shprehet se eurodeputeti tashmë grek Fredi Beleri ka lidhje me organizatën ekstremiste helene, MAVI.Në artikull është dhe fotoja e Belerit, kur ai është arrestuar nga shteti grek. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe tentativa e vrasjes të dy politikanëve shqiptarë, Vangjel Tavo dhe Anastas Angjeli, me akuzën se punojnë për interesin e Shqipërisë. Një histori ‘e harruar’ e vitit 2001 me implikime shumë aktuale. Zhvillimet e fundit në Shqipëri i japin një aktualitet befasues një akti terrorist që ndodhi në Athinë gati dy dekada e gjysmë më parë dhe për arsye “kombëtare” ishte në lajme në atë kohë.