Lidhje


Supriza e zgjedhjeve në Francë! Dalin rezultatet e sondazheve, e majta merr shumicën

Kanë dal rezultatet e para të sondazheve për zgjedhjet në Francë. Koalicioni i krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP) pritet të ketë midis 172 dhe 192 vende, sipas sondazhit të IPSOS.

 
Ndërkohë, demokratët liberalë të qendrës së Presidentit Emmanuel Macron do të arrijnë midis 150 dhe 170 vende, thonë anketuesit, ndërsa republikanët e qendrës së djathtë (LR) mund të marrin midis 57 dhe 67 vende parlamentare.

Read more ...


Turqia bën thirrje për unitet dhe bashkëpunimin midis kombeve turke në samitin në Shusha

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe solidaritet rajonal të zgjeruar midis kombeve turke në mes të betejave globale për pushtet, raporton Anadolu.

 

“Për të parandaluar që konkurrenca e fuqisë globale të ndikojë në rajonin tonë, ne duhet të forcojmë radhët tona dhe të përdorim burimet tona për prosperitetin tonë të përbashkët”, tha Fidan në samitin joformal të krerëve të shteteve të Organizatës së Shteteve Turke (OTS), që po mbahet në Shusha të Azerbajxhanit.

Read more ...


Kurti: Izmiri, aty ku gjetën strehë shumë shqiptarë pas terrorit Serb

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Izmir.
 
“Izmiri, nuk është aspak i huaj për shqiptarët. Aty gjetën strehë shumë shqiptarë e ballkanas të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë, që pastaj ndërtuan denjësisht jetët e tyre, por nuk e harruan origjinën. Qyteti i tretë më i madh në Republikën e Turqisë të mban ngrohtë në natyrën e vetë po aq të hapur e mirëpritëse”, ka shkruar kryeministri.

Read more ...


Britani, Starmer i jep fund skemës së dëbimit të emigrantëve në Ruandë

Kryeministri i sapozgjedhur i Mbretësirë së Bashkuar Keir Starmer konfirmoi të shtunën se qeveria e tij e nuk do të zbatonte politikën e paraardhësit për të dëbuar në Ruandë azilkërkuesit, që mbërrijnë në vend me varka të vogla, duke i dhënë kështu fund skemës përpara se ajo të niste të zbatohej.



Partia e zoti Starmer ajo Laburiste fitoi thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve.Në një konferencë për shtyp të shtunën zoti Starmer tha se "skema e Ruandës ishte e vdekur përpara se të fillonte dhe se ajo nuk i ndalonte flukset emigratorë”.

Read more ...


Mbi një papirus, Olsi Abazi sjell Kuranin e vjetër egjiptian

Në sendet e sjella në programin “Rudina” në Tv Klan nga pushimet që përmbajnë edhe një kujtim, Olsi Abazi zgjodhi një copëz historie. Një papirus i sjellë nga toka e largët egjiptiane që i përket një epoke të shkuar, ku në të është shkruar një pjesë nga Kurani i shenjtë.

 

Olsi Abazi: Unë në Kairo, para shumë vitesh, nuk e di 20 vjet ndoshta, kam qenë dhe rastisa nëpërmjet një të njohuri tonë…

Read more ...

XS
SM
MD
LG