Rusia thirri takim të KS-OKB-së pas sulmit izraelit ndaj misionit diplomatik të Iranit në Siri

Zv.ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, tha se Moska zyrtare thirri një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me një sulm të dyshuar izraelit ndaj misionit diplomatik të Iranit në Damask të Sirisë, raporton Anadolu.
Takimi do të zhvillohet sot dhe do të jetë publik, tha Polyansky në Telegram.