Ngjarje e rëndë në Dropull, vriten me sende të forta çifti i bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Bodrisht të Dropullit. Bëhet me dije se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tyre.
Viktimat janë shtetasit me inicialet Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, në trupin e të cilëve janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.