“Vdiq Vuçiç”/ A po kërcënohet presidenti i Serbisë nëpërmjet nekrologjisë së rreme?

Autoritetet serbe janë vënë në alarm për të gjetur autorët e shpërndarjes së një certifikate të vdekjes së presidentit Aleksandër Vuçiç.
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç urdhëroi Prokurorinë Themelore Publike në Mlladenoc që urgjentisht të identifikojë krijuesit e të kësaj certifikate. Dyshohet se ajo është falsifikuar në territorin e kësaj komune, thanë për Tanjug burime të Prokurorisë së Lartë Publike.