Grupet palestineze shënjestrojnë 21 automjete të ushtrisë izraelite në Gaza

Grupet palestineze në Rripin e Gazës dje kanë goditur 21 automjete të ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Hamasit dhe Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik, bënë një deklaratë lidhur me çështjen.
Sipas deklaratës, grupet palestineze u përfshinë në luftime të ashpra me ushtrinë izraelite në Rafah në jug të Rripit të Gazës, në pjesën lindore të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës dhe në lagjen Al-Zeitoun në qytetin e Gazës.