Lidhje


ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan, ku humbën jetën 3 turistë spanjollë

Grupi militant ‘Shteti Islamik’ (IS) e mori përgjegjësinë më 19 maj për një sulm me armë zjarri ndaj turistëve në provincën Bamiyan në Afganistan. Tre turistë spanjollë u vranë dhe së paku një tjetër u plagos në sulmit që ndodhi më 17 maj, konfirmoi Ministria e Jashtme e Spanjës.

 

Abdul Matin Qane, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të udhëhequr nga Qeveria talibane, tha se katër persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin.

Read more ...


Hyn në fuqi ligji i ri i mobilizimit ushtarak, Ukraina mobilizim ushtarak masiv kundër ofensivës ruse

Ligji përçarës i mobilizimit në Ukrainë hyri në fuqi të shtunën, në një kohë kur Kievi përpiqet të rrisë numrin e trupave, pasi Rusia ndërmori një ofensivë të re që mund të çojë në rënien e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

 
 
Ligji, që ndryshoi nga drafti i tij origjinal, tani e bën më të lehtën identifikimin e çdo rekrutimi në vend. Ai ofron gjithashtu stimuj për ushtarët, si para në formë kesh, apo përmes ofrimit të banesave dhe automjeteve me çmime të lira.

Read more ...


Universiteti i Gentit në Belgjikë ndërpret lidhjet me 3 institucione izraelite

Universiteti belg i Gentit ka njoftuar se po ndërpret lidhjet me tre institucione arsimore dhe kërkimore izraelite, duke përmendur mos përputhjen me politikat e të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu.“Aktualisht ne i vlerësojmë këta tre partnerë si problematik sipas analizës të të drejtave të njeriut të Universitetit të Gentit, në kundërshtim nga vlerësimi pozitiv që u dhamë këtyre partnerëve në fillim të bashkëpunimit tonë”, tha Rik Van de Walle, rektor i Universiteti të Gentit.Walle gjithashtu tha se universiteti po përfundon bashkëpunimin me Institutin e Teknologjisë Holon, Institutin Kërkimor MIGAL Galile dhe Qendrën Volcani që është e specializuar në kërkimin bujqësor.

Read more ...


Gjermani: Zgjidhje deri më 2030 problemit të të pastrehëve

Qeveria federale e Gjermanisë ka miratuar një plan aksioni, për t'i dhënë fund deri në vitin 2030 problemit të të pastrehëve. Aktualisht problemi më i madh duket se ka të bëjë me mungesën e parave.Për dy dekada Dirk Dymarski ka qenë i pastrehë dhe jetonte në rrugë. Këtë përvojë ai nuk mund ta kapërcejë lehtë. Megjithatë ai ka ndryshuar mënyrën e të menduarit.

 

"Të qenit 20 vjet i pastrehë ka qenë për mua një mësim në çdo drejtim, sepse për fat të keq dikur edhe unë i kam diskriminuar dhe stigmatizuar të pastrehët", thotë ai për DW. "Por vitet e fundit edhe vetë e kuptova, që kushdo shumë shpejt mund të bjerë në një situatë të tillë, prej së cilës është shumë e vështirë të dalësh."

Read more ...

XS
SM
MD
LG