Lidhje


Pakt i migracionit: Të rejat nga politika europiane e azilit

Pas gati një dekade bisedimesh këmbëngulëse, Këshilli i BE-së, pra përfaqësuesit nga 27 vendet anëtare, i vunë vulën të martën (14.5.2024) reformimit me themel të procesit të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakti i Migracionit, që përbëhet nga dhjetë ligje, do të ulë sidomos shifrat e ardhjeve të reja të migrantëve, do të shpejtojë proceset e azilit dhe do t'i vendosë ato në kufijtë e jashtëm të BE-së. Sipas të dhënave nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat, numri i kërkesave për azil ka qenë vitin e kaluar 1,14 milionë. Prej vitesh ky numër ka qenë vazhdimisht në rritje. Përveç kësaj, që prej vitit 2022, në BE janë vendosur rreth katër milionë refugjatë lufte të ardhur nga Ukraina.

Read more ...


Ekipi izraelit i Eurovizion akuzon garuesit e tjerë për “urrejtje të paprecedentë”

Delegacioni izraelit në Eurovizionin e këtij viti u përball me një “shfaqje të paprecedentë të urrejtjes” nga garuesit nga vendet e tjera, sipas shërbimit publik lokal.

 
 
Eurovizioni, finalja e të cilit u mbajt më 11 maj, u la në hije nga protestat e ashpra për pjesëmarrjen e përfaqësuesit izraelit Eden Golan, i cili, sipas shumë njerëzve, duhej të ishte ndaluar të merrte pjesë, për shkak të luftës aktuale në Gaza.

Read more ...


Një ndihmë e jashtëzakonshme për një vend të shkatërruar nga ISIS!/IHH, 85 mijë bukë çdo ditë për kampet në Idlib të Sirisë

Fondacioni i Ndihmës Humanitare i Turqisë IHH ka shpërndarë rreth 85,000 bukë çdo ditë për familjet në kampet e tendave në zonat rurale të Idlib në Siri.

 

 

Zeki Tahiroglu, koordinator i zyrës rajonale të IHH për Operacionet Siriane Reyhanli, tha se falë projektit, familjet e prekura nga lufta dhe në nevojë mund të kenë rregullisht bukën.Tahiroglu theksoi se projekti ka vazhduar që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011.“Me miellin dhe donacionet e ndihmës financiare nga dashamirës në Turqi dhe në mbarë botën, ne prodhojmë 85,000 bukë në shtatë furra të ndryshme buke në Idlib, Siri dhe i shpërndajmë rregullisht nëpër kampe,” tha Tahiroglu.

Read more ...


Ushtria izraelite vret ‘gabimisht’ pesë ushtarë të saj, shërbenin në Brigadën e Parashutistëve

Pesë ushtarë izraelitë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë tre seriozisht, në një incident që ndodhi të mërkurën në Jabaliya të Gazës, njoftoi ushtria izraelite.Pesë ushtarët e vrarë janë identifikuar si: Kapiten Roy Beit Yaakov, 22 vjeç; Rreshter Gilad Arye Boim, 22 vjeç; Rreshter Daniel Chemu, 20 vjeç; Rreshter Ilan Cohen, 20 vjeç; Rreshter Betzalel David Shashuah, 21 vjeç, raporton gazeta “The Times of Israel”.
 
 
Të gjithë ushtarët e vrarë ishin pjesë e Batalionit të 202-të të Brigadës së Parashutistëve.
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, një tank që po operonte krahas parashutistëve në kampin në Jabaliya shkrepi dy predha në drejtim të një ndërtese ku ata ishin grumbulluar rreth orës 19:00.

Read more ...

XS
SM
MD
LG