Lidhje


Gjermani, mbështetja ush’tarake e qeverisë për Iz’raelin ngjall debat

Vendimi i qeverisë gjermane për të vazhduar me mbështetjen ushtarake për Izraelin, pavarësisht ofensivës gjenocidale të Tel Avivit në Rripin e Gazës, ka ndezur debat në mbarë vendin, transmeton.

 

Niema Movassat, një politikan i Partisë së Majtë, kritikoi ashpër kancelarin Olaf Scholz dhe partnerët e tij të koalicionit për planifikimin e vazhdimit të dërgesave të armëve në Izrael, duke i dhënë fund ngrirjes disamujore të dërgesave.

Read more ...


Shishja e parfumit që i mori jetën një gruaje përmbante helm sa për të vrarë mijëra njerëz

Një shishe parfumi, e mbushur me agjentin vdekjeprurës nervor 'Novichok', i mori jetën një gruaje në Britani dhe për pak sa nuk shkaktoi një masakër. Dawn Sturgess, një 44-vjeçare nga Amesbury, përdori parfumin “Premier Jour” të Nina Ricci, të cilin e kishte gjetur të hedhur. Ajo e spërkati në kyçet e dorës, por nuk e dinte se shishja përmbante helm kimik, mjaftueshëm për të vrarë mijëra njerëz. Vetëm disa orë më vonë, ajo dhe partneri i saj u sëmurën rëndë. Fatkeqësisht, Sturgess humbi jetën nga helmi, ndërsa partneri i saj mbijetoi. Ky incident tronditi jo vetëm komunitetin lokal, por mbarë Britaninë, duke ngjallur frikë për një kërcënim të fshehtë kimik në mes të një qyteti të zakonshëm.

Read more ...


MIT kap në Afrikë anëtarin e organizatës t"erroriste Al-K"aeda, Ahmet Baykara

Drejtoria e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes (MIT) me një operacion në Afrikë kapi Ahmet Baykara-n, anëtar i organizatës terroriste Al-Kaeda, i cili u zbulua se kishte kryer sulm terrorist kundër bazave të Forcave të Armatosura Turke (TAF) në Siri, raporton Anadolu.

 

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT përcaktoi se Baykara, anëtar i organizatës terroriste Al-Kaeda, mori pjesë në aksionet kundër zonave të bazës së Forcave të Armatosura Turke dhe një autokolone të Forcave të Armatosura Turke në Idlib të Sirisë.

Read more ...


Austin i shpreh ngushëllimet Gallantit për vd’ekjen e ush’tarëve iz’raelitë

Sekretari amerikan i mbrojtjes i ofroi “ngushëllimet” homologut të tij izraelit, Yoav Gallant, për vrasjen e katër ushtarëve izraelitë, pas një sulmi me dron të Hezbollahut në një bazë ushtarake në Izraelin verior të dielën mbrëma, raporton Aljazeera.

 

Lloyd Austin përsëriti gjithashtu “rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe sigurisë së forcave të UNIFIL dhe Forcave të Armatosura Libaneze”, pas shkeljes së fundit të pretenduar të neutralitetit të forcës paqeruajtëse të OKB-së, kur tanket izraelite hynë në një bazë UNIFIL në Libanin jugor.

Read more ...


Hapen nesër negociatat për kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Data 15 Tetor e vitit hyn në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me Brukselin si moment kur vendit tonë i mundësohet nisja e shqyrtimit të grup kapitujve të parë ato për çështjet themelore.

 

Një rrugë e gjatë që nis me nënshkrimin në vitin 1991, kohë kur Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian. Pas 15 vitesh në 12 Qershor të vitit 2006 vendi ynë arriti të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. BE është në këto tre dekada donatori më i madh financiar i Shqipërisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG