Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet sulmit të rebelëve Huthi: Do ta paguajnë me çmim të rëndë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se rebelët Huthi të Jemenit do të paguajnë një “çmim të rëndë”, pasi një raketë e hedhur nga ta, ra në Izraelin qendror. Ushtria izraelite tha se raketa ra në një zonë të pabanuar të dielën dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk arritën ta shkatërronin përpara se të hynte në hapësirën ajrore izraelite. Ajo shtoi se është duke hetuar incidentin. Kjo është hera e parë që një raketë e lëshuar nga ky grup, arrin në Izraelin qendror, i cili është rreth 2.000 kilometra nga Jemeni.