Lidhje


Katari ndërpret marrëdhëniet me Iranin pas sulmeve në Doha

 

Ministria e Jashtme e Katarit tha këtë të hënë se nuk po bashkëpunon më me qeverinë iraniane.

 

Një zëdhënës i tha CNN se Irani kishte shënjestruar infrastrukturën civile të vendit, përfshirë aeroportin e tij ndërkombëtar, dhe se avionët luftarakë të Katarit kishin rrëzuar dronë dhe predha të tjera.

 

“Një sulm si ky nuk mund të lihet pa hakmarrje”, thanë ata, duke shtuar se Irani “duhet të paguajë një çmim për këtë sulm të hapur ndaj popullit tonë”.

 

Sakaq, për shkak të sulmeve, Katari, Irani dhe Iraku kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për shkak të përshkallëzimit të veprimeve, ndërsa aeroportet kryesore, përfshirë Dubain, qendra më e madhe ndërkombëtare në botë, janë mbyllur për tre ditë.

 

SHBA-të kanë konfirmuar se po godasin objektiva në Iran, ndërsa Izraeli ka thënë në orën e fundit se ka nisur një valë tjetër sulmesh kundër objektivave të Hezbollahut, pasi u godit nga raketat nga Libani jugor.

 

Irani ka kryer sulme hakmarrëse në të gjithë rajonin që nga sulmet SHBA-Izrael të shtunën në mëngjes, duke synuar bazat amerikane dhe vende të tjera. Në vijim të kësaj, sulmet pasuan nga SHBA dhe Izraelit kundër Iranit.


Kuvajti: Disa avionë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar, ekuipazhet mbijetuan

 

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit ka njoftua se disa avionë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara u rrëzuan të hënën dhe se të gjithë anëtarët e ekuipazhit mbijetuan.

 

Deklarata vjen pas videove të publikuara që treguan një avion luftarak që u rrëzua në Kuvajt dhe një pilot që u hodh me parashutë në tokë.

 

“Autoritetet përkatëse menjëherë filluan operacionet e kërkim-shpëtimit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Kuvajtit, Kolonel Said Al-Atwan.

 

Ai shtoi se ekipet u evakuan nga vendet e rrëzimit dhe u transferuan në spital për të vlerësuar gjendjen e tyre dhe për të ofruar kujdesin e nevojshëm mjekësor. Sipas tij, ata janë në një gjendje të qëndrueshme. Al-Atwan tha se Kuvajti ishte në koordinim të drejtpërdrejtë me autoritetet amerikane.


Kancelari i Gjermanisë udhëton drejt SHBA, takohet me Trump

 

Sulmet ndaj Iranit dhe kundërsulmet e tij hakmarrëse ka të ngjarë të jenë tema kryesore në takimin Merz-Trump, i cili ishte parashikuar para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Gjermania nuk është e përfshirë në këto sulme. Kancelari Merz para udhëtimit në SHBA mbrojti veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit. Qeveria gjermane ndan “lehtësimin e shumë iranianëve që regjimit të mullahëve tani po i vjen fundi”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit dhe paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të luftës.

 

Nga Kina në SHBA


Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) është përpjekur javët e fundit të përmirësojë imazhin e tij si një politikan që merret kryesisht me politikën e jashtme. Ai është drejtuar gjithnjë e më shumë te çështjet e brendshme, veçanërisht për t’u rizgjedhur kryetar i partisë së tij konservatore CDU, me rezultate të mira.

 

Ai ia doli ta bënte këtë fundjavën e kaluar (22.02.2026) – dhe menjëherë më pas kreu i qeverisë gjermane u rikthye në rolin e tij si një diplomat i palodhur që udhëton nëpër botë.

 

Ai ia doli ta bënte këtë fundjavën e kaluar (22.02.2026) – dhe menjëherë më pas kreu i qeverisë gjermane u rikthye në rolin e tij si një diplomat i palodhur që udhëton nëpër botë.

 

Së pari Kina, tani Shtetet e Bashkuara: Merz i ka kushtuar pothuajse një javë të tërë përmirësimit të marrëdhënieve me autoritetet në Pekin. Kjo sigurisht që po ndiqet me kujdes në Uashington. Merz do të udhëtojë për të takuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën (02.03.2026) dhe planifikon të qëndrojë në kryeqytetin e SHBA-së deri të mërkurën. Qëllimi i tij është të flasë me Trump në një bazë më të barabartë se më parë.

 

Shpresë për një politikë të ndryshme tarifore


Trump kohët e fundit pësoi një humbje të rëndësishme kur Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi politikën e tij të ashpër tarifore në pikat kyçe, duke përfshirë masat kundër Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. Merz komentoi vendimin fundjavën e kaluar për transmetuesin publik ARD, pas përfundimit të kongresit të CDU-së në Stuttgart: “Është një vendim interesant, të cilin shumë e prisnin – që Gjykata Supreme në Uashington të vendosë kufizime për qeverinë.”

 

Megjithatë, mbeten shumë çështje të rëndësishme dhe të diskutueshme që rëndojnë në marrëdhëniet transatlantike, veçanërisht në lidhje me tarifat. Vetë Merz theksoi se vendimi i gjykatës më të lartë të SHBA-së vlen vetëm për normën e përgjithshme tarifore që Trump prezantoi, por jo për taksat e rëndësishme sektoriale. Administrata amerikane, pas vendimit të gjykatës, ka vendosur tashmë tarifa të reja prej 10 përqind për shumicën e vendeve mbi një bazë të ndryshme ligjore dhe ka kërcënuar me norma të reja deri në 15 përqind.

 

Një qasje më agresive ia vlen


Politika tregtare mbetet kështu një nga temat kryesore të bisedimeve tëKancelarit me Trump. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius në një konferencë për shtyp në Berlin: “Ndoshta vizita vjen në kohën e duhur për të diskutuar hapat e ardhshëm drejtpërdrejt me Presidentin, me qëndrimin e dakorduar të Bashkimit Evropian.”

 

Edhe vitin e kaluar, pasi mori detyrën në maj, Merz ishte i kujdesshëm ndaj Trump. Ai e konsideroi faktin që vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë ishte kryesisht harmonike si një sukses. Më vonë, në SHBA, së bashku me politikanë të tjerë të rëndësishëm evropianë, ai mbrojti qëndrimet mbi Ukrainën. Dhe në fillim të vitit 2026, evropianët përjetuan se një qasje më vendimtare ndaj Presidentit amerikan sigurisht që ia vlen.

 

Tensione relativisht më të qeta mbi Groenlandën


Kur Trump kërcënoi të merrteGroenlandën, e cila i përket Danimarkës, toni ndryshoi dhe kështu bëri edhe Merz. Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë të NATO-s mbështetën Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Si rezultat, Trump nuk e shtyu më tej çështjen për momentin. Dhe kur Trump kritikoi vendosjen afatgjatë të ushtarëve gjermanë përkrah forcave amerikane në Afganistan si të parëndësishme, Merz u përgjigj në Bundestag me fjalët e mëposhtme: “Ne nuk do të lejojmë që ky mision, të cilin e kryem edhe në interes të aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të nënvlerësohet dhe zhvlerësohet sot.”

 

Situata në Ukrainë mbetet dramatike


Është ende një çështje e hapur nëse paqja mund të arrihet më në fund në Ukrainë. Edhe Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar se vendi i tij do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit, të paktën përkohësisht, nëse armët heshtin vërtet. Megjithatë, Ukraina e hedh poshtë me vendosmëri mundësinë e dorëzimit të zonave Rusisë që forcat ruse nuk i kanë pushtuar ende.

Në Uashington, Merz me siguri do të theksojë se sa shumë rëndësi i kushton Ukrainës. Lufta e agresionit e Rusisë ka vazhduar prej katër vitesh – mbetet të shihet nëse Trump do të tregojë mirëkuptim për këtë temë./DW


153 nxënëse të vrara në Minab – Teherani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për sulmin ndaj shkollës së vajzave

 

Numri i viktimave nga sulmi ndaj shkollës fillore të vajzave në Minab, në jug të Iranit, ka shkuar në 153 nxënëse të vrara, sipas autoriteteve iraniane.

Goditja ndodhi gjatë ofensivës ajrore që Irani ia atribuon një operacioni të përbashkët izraelito-amerikan. Sipas burimeve zyrtare në Teheran, ndërtesa e shkollës u godit ndërsa nxënëset ndodheshin në ambientet e saj, duke shkaktuar një bilanc tragjik me dhjetëra të plagosura përveç viktimave.

Qeveria iraniane e ka cilësuar sulmin si “krim lufte” dhe ka akuzuar drejtpërdrejt SHBA-në dhe Izraelin për përgjegjësi. Nga ana tjetër, deri në këto momente nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni apo Tel Avivi për autorësinë e goditjes ndaj objektit arsimor.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë vendit, me thirrje për hetim ndërkombëtar dhe mbrojtje të institucioneve civile, veçanërisht shkollave, në zonat e konfliktit.

Bilanci prej 153 nxënëse të vrara e bën këtë një nga episodet më të rënda të përshkallëzimit të fundit ushtarak në rajon, ndërsa tensionet mes palëve vijojnë të rriten.


Irani rifillon sulmet me raketa ndaj Izraelit

 

Luftimet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar sërish, pasi Teherani rifilloi sulmet me raketa ndaj territorit izraelit pas rreth nëntë orësh qetësie relative, raporton YNet.

 

Sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona të Izraelit qendror dhe jugor, përfshirë rajonin e Negevit dhe zona pranë kufirit me Rripin e Gazës. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të strehohen në hapësirat e mbrojtura, ndërsa shërbimet e emergjencës janë vënë në gatishmëri.

 

Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), ushtria ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore, ndërsa operacionet ushtarake janë shtrirë edhe në Liban, ku grupi i armatosur Hezbollah është përfshirë në përplasje.

 

Raportime të pakonfirmuara flasin gjithashtu për lëshime raketash ose dronësh iranianë drejt disa vendeve të Gjirit, por këto informacione nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.

 

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa shkëmbimet e zjarrit vazhdojnë dhe komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje për të shmangur një përshkallëzim më të gjerë rajonal.

XS
SM
MD
LG