Lidhje


Donald Trump voton në Florida: Ndihem i sigurt, po ecim shumë mirë

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania sapo kanë votuar në Qendrën Rekreative Mandel në Palm Beach, Florida. “Ndihem shumë i sigurt…dhe duket se republikanët janë shfaqur në fuqi,” tha Trump për mediat.

 

Trump thotë se ishte “i nderuar” kur pa se votuesit që ishin në radhë ishin goxha të gjata. “Ne u kthyem goxha vonë mbrëmë,” thotë ai, duke iu referuar tubimit të tij të fushatës në Michigan mbrëmë vonë. “Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”.

Read more ...


Trump kërcënon Meksikën me tarifa nëse nuk ndalon hyrjen e emigrantëve në SHBA

Përderisa vazhdon numërimi mbrapsht për zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati republikan Donald Trump tha se do të vendosë tarifa doganore prej 25 për qindësh ndaj Meksikës nëse nuk arrin të parandalojë hyrjen e emigrantëve të parregullt në SHBA, raporton Anadolu.

 

Trump në fjalimin e tij në tubimin që u mbajt në Karolinën e Veriut, kërcënoi Meksikën, një nga partnerët më të mëdhenj tregtar të SHBA-së. "Një nga thirrjet e mia të para është për Meksikën. Mos i lejoni njerëzit të kalojnë kufijtë tanë", tha ai.

Read more ...


Adoleshenti vret dy persona dhe plagos gjashtë të tjerë teksa po festohej Hallowini

BBC ka publikuar videon kur një adoleshent, pasi ka qëlluar me armë në Orlando është kapur nga policia. Videoja ka kapur momentin kur një oficer policie sulmoi adoleshentin e akuzuar për një të shtëna vdekjeprurëse në Orlando, Florida.

 

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat, të cilat ndodhën në një rrugë të mbushur me njerëz ndërsa njerëzit po festonin Halloween. Policia tha se ata iu përgjigjën raporteve fillestare për të shtëna, kur disa minuta më vonë, oficerët dëshmuan një të shtënë të dytë në një distancë të shkurtër.

Read more ...


Serbët i ankohen: Pse s'ia pret dritat Preshevës? Vuçiç: Sapo të fitoj zgjedhjet do paguajnë dhe shqiptarët

Në të parën intervistë para nisjes së fushatës zgjedhore, dhënë mbrëmjen e djeshme për Tv Pink, presidenti Aleksandër Vuçiç shpalosi idenë e tij për një reformë të thellë tatimore në Serbi.

 

I nxitur nga pyetjet e drejtpërdrejta të qytetarëve, Vuçiç zbuloi rrugën në të cilën do të shkojë Serbia, duke thënë se në fushatë nuk ka hyrë “për të thënë se do të rrjedhë mjaltë dhe qumësht, por se vendi do të ketë një periudhë të vështirë dhe me shumë punë për të parë dritë në fund të tunelit”.

Read more ...


Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme

Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa ajo të arrijë fitore në luftën në Ukrainë, tha ministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, të premten pas një takimi me homologun e vet rus në Moskë, Sergei Lavrov.

 

“Marrëdhëniet tona tradicionale dhe historike, të cilat kanë përshkruar dhe sprovuar rrugët e historisë, sot...po rriten në një shkallë të re marrëdhëniesh së miqësisë së pamposhtur ushtarake”, i tha ajo Lavrovit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG