Lidhje


Kurti i del në mbrojtje kombëtares/A"pel për UEFA-n dhe FIFA-n pas thirrjeve a"nti-Kosovë në ndeshjen me Rumaninë: Mos lejoni këso gjëra

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Vizita e shefit të qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vjen pasi futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë përballjen kundër Rumanisë në Bukuresht, pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.
 
 
Kurti mes tjerash vuri theksin te rëndësia e drejtësisë dhe unitetit përballë sfidave të tilla, ku edhe tha se “tani është mbushur kupa”. “Nuk është hera e parë që po na ndodhë një situatë e tillë. Thirrje shoviniste kundër Kosovës dhe shqiptarëve, thirrje raciste kundër lojtarëve tanë dhe popullit tonë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Vetëm se tash është mbushur kupa. Dhe nuk ka vend në kupë për më shumë sulme të tilla denigruese që janë të papranueshme në botën e civilizuar.

Read more ...


"Qeveria që dërgon f"ëmijët e saj për të v"dekur në t"unelet e H"amasit nuk meriton të mbetet në pushtet," tha një i afërm i një prej të b"urgosurve në G"aza gjatë p"rotestës në T"el A"viv.

Mijëra demonstrues protestuan të shtunën në të gjithë Izraelin duke kërkuar një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me fraksionet palestineze në Rripin e Gazës. Izraelitët, përfshirë familjet e të burgosurve të mbajtur në Gaza, protestuan në disa zona të Tel Avivit dhe rajoneve përreth, duke kërkuar një marrëveshje të menjëhershme për lirimin e të burgosurve, njoftoi Korporata e Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN).

 

"Qeveria që dërgon fëmijët e saj për të vdekur në tunelet e Hamasit nuk meriton të mbetet në pushtet," tha një i afërm i një prej të burgosurve në Gaza gjatë protestës pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, raportoi gazeta "Yedioth Ahronoth".

Read more ...


G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të a"shpra ndaj R"usisë

Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7 konfirmuan të shtunën zotimin për të vazhduar politikën e vendosjes së masave të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes sanksioneve, kontrollit të eksperteve dhe mekanizmave të tjerë. G7 u zotua për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.

 

“Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të bërë publike të shtunën, të miratuar në “mbështetje të Kievit, ndërsa po mbushen një mijë ditë nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Read more ...


F"ëmijët r"efugjatë të pashoqëruar në ishujt grekë jetojnë në kushte të v"ështira

Javët e fundit në Greqi, qindra fëmijë refugjatë të pashoqëruar në ishujt e Egjeut jetojnë në kushte të vështira në qendrat e akomodimit që tejkalojnë kapacitetin e tyre, transmeton Anadolu.

 

Në lajmet e mediave greke thuhet se situata në ishuj është "e rëndë" dhe se numri i fëmijëve në "qendrat e akomodimit, që konsiderohen zona të sigurta", e kalon dyfishin e kapacitetit.

Read more ...


T"merrohen banorët, I"zraeli rr"afshon ndërtesën në Bejrut. SHBA paraqet projekt për a"rmëpushim

Banorët e Libanit kanë tmerruar nga sulmi i fundit i Izraelit, i cili la 12 viktima dhe disa të plagosur. Sulmi goditi qendrën e mbrojtjes civile pranë qytetit Baalbek dhe Tayouneh, në Libanin Lindor. Në mesin e viktimave, raporton mbrojtja civile libaneze e cituar nga Al Jazeera, ka 5 punonjës të shëndetësisë. Izraeli bëri publik urdhrin e evakuimit një urdhër evakuimi të detyrueshëm për banorët. Turmat e njerëzve u mblodhën menjëherë në vendngjarje.

 

Izraeli këtë javë ka rritur sulmet ajrore kundër periferive jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu - një përshkallëzim që ka përkuar me në kontaktet diplomatike të udhëhequra nga SHBA për ti dhënë fund konfliktit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG