Lidhje


Pakistani bën thirrje për ndaluar "gjenocidin e Izraelit në Gaza"

Përfaqësuesi i Përhershëm i Pakistanit në OKB, ambasadori Munir Akram tha se për të ndaluar "gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës" është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme, transmeton Anadolu.

 

Sipas lajmit në gazetën "Dawn", Akram në deklaratën e tij në seancën "Përgjegjësia për të mbrojtur" në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj situatës në Gaza pyeti: "Ku janë mbrojtësit efektivë të përgjegjësisë së vërtetë të mbrojtjes?".

Read more ...


Stoltenberg: Orban informoi NATO-n përpara vizitës në Moskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kryeministri hungarez, Viktor Orban ka informuar NATO-n përpara vizitës së tij në Moskë, e cila u prit me një reagim të ashpër nga Bashkimi Evropian (BE) dhe se rezultatet e vizitës do të diskutohen në Samitin e Washingtonit që do të mbahet javën e ardhshme, transmeton Anadolu. Stoltenberg mbajti konferencë për media para Samitit të NATO-s që do të mbahet në Washington më 9-11 korrik.Kur u pyet për mendimin e tij për vizitën e diskutueshme të kryeministrit Orban të Hungarisë, e cila është anëtare e NATO-s dhe mban presidencën e radhës të BE-së, në Moskë për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, Stoltenberg tha: "Ai na informoi për vizitën e tij".

Read more ...


Indonezia kërkon anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB

Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi zhvilloi takim me Komitetin e OKB-së për Ushtrimin e të Drejtave të Pamohueshme të Popullit Palestinez (CEIRPP) dhe përsëriti thirrjen e saj "për të mbështetur anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB", transmeton Anadolu.

 

Nga platforma e medias sociale X, Marsudi dha deklaratë lidhur me takimin e zhvilluar me CEIRPP me qëllim për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për Palestinën."Zhvilluam diskutim të frytshëm për sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për Palestinën dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete përmes punimeve të CEIRPP", deklaroi ministrja e Jashtme, Marsudi.

Read more ...


Dënimi me dy ndeshje i mbrojtësit turk Merih Demiral shfaq standardet e dyfishta të UEFA-s

Futbollisti turk Merih Demiral u pezullua me dy ndeshje pasi bëri shenjën e ujkut gri, duke nxjerrë në pah atë që disa e perceptojnë si standard i dyfishtë i UEFA-s.UEFA e pezulloi Demiralin për dy ndeshje për shkak se bëri shenjën e ujkut gri gjatë një festimi të golit në ndeshjen e raundit e 1/16 të EURO 2024 kundër Austrisë.

 

Bellingham-it iu lejua të luajë kundër Zvicrës

 

UEFA ka pezulluar me një ndeshje mesfushorin anglez Jude Bellingham për një gjest festimi të golit në fitoren në ndeshjen e 1/16 ndaj Sllovakisë në EURO 2024.Ai u gjobit me 30.000 euro, por pezullimi me një ndeshje i lojtarit 21-vjeçar u pezullua për një vit.

Read more ...


Kina kërkon unitet përballë ndikimit të jashtëm në çështjet e brendshme të vendeve anëtare në SCO

Presidenti i Kinës, Xi Jinping u bëri thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), të "konsolidojnë unitetin" kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme nga forcat e huaja, transmeton Anadolu.

 

"Njerëzia ndodhet para një udhëkryqi tjetër. Është thelbësore për botën që SCO të qëndrojë në anën e duhur të historisë dhe në anën e drejtësisë", tha Xi gjatë Këshillit të krerëve të shteteve në samitin e SCO-së në Astana, Kazakistan.

Read more ...

XS
SM
MD
LG