Lidhje


Opozita italiane i bën thirrje qeverisë të njohë shtetin e Palestinës

Partia opozitare italiane Lëvizja 5 Yjet tha se ka paraqitur një mocion parlamentar duke i kërkuar qeverisë të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.Mocioni i partisë i kërkon gjithashtu qeverisë të marrë një qëndrim të qartë në nivel ndërkombëtar për këtë çështje."Kryeministrja Giorgia Meloni nuk mund ta fshehë më kokën nën rërë", thuhet në njoftimin e partisë.Lëvizja 5 Yjet ka kritikuar gjithashtu qeverinë italiane se ka abstenuar në votimin e këtij muaji në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi një rezolutë që njeh Palestinën si të kualifikuar për t'u bërë anëtare e plotë e OKB-së.

Read more ...


Opozita greke kërkon njohjen e shtetit të Palestinës

Partia kryesore opozitare greke SYRIZA njoftoi se po i bën presion qeverisë që të njohë shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu."Ne duhet të marrim një leksion historie nga miqësia mes popullit grek dhe popullit palestinez, duke filluar me ish-kryeministrin Andreas Papandreu dhe ish-presidentin Yasser Arafat, dhe sot ta kthejmë atë në ballë të politikës sonë të jashtme. Sepse nëse jo tani, kur? Cila është koha më e mirë për të njohur përfundimisht shtetin palestinez, për të ndjekur shembullin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë?" tha kreu i partisë, Stefanos Kasselakis, duke folur për radion "Sto Kokkino".

Read more ...


Opozita serbe: Vuçiç bleu vota në OKB, 500 mijë euro për abstenimin e Hondurasit

Kryetari i partisë “Zemra e Serbisë”, Zdravko Ponosh, ka shpërndarë në rrjetin social X një postim të sekretarit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Hondurasit, në të cilin falënderon Serbinë për donacionin prej 500 mijë dollarësh për rindërtimin e Spitali Roatan, i cili pësoi dëme në zjarrin e fundit.

 
“Në emër të Qeverisë së Presidentit dhe popullit të Hondurasit, falënderojmë Qeverinë, popullin e Serbisë dhe Ambasadën e Serbisë në Meksikë për shpalljen e vendimit për dhënien e ndihmës humanitare për Qeverinë e Hondurasit në shumën prej 500.000. Dollarë amerikanë për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë së Hondurasit për t’u marrë me urgjencën e shkaktuar nga zjarri që shkatërroi spitalin Roatan”, ka shkruar Enrique Reina në rrjetin social X.

Read more ...


Sulmi në Rafah mbledh me urgjencë OKB/ Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin sot Palestinën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot për të diskutuar rreth sulmit vdekjeprurës izraelit në një kamp të zhvendosurish në qytetin jugor të Rafahut. Takimi u kërkua nga Algjeria. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antònio Guterres dënoi ashpër të hënën këtë ofensivë të Izraelit.

 

“Unë dënoj veprimet e Izraelit që vranë shumë civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës. Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të ndalet”, tha Guterres në X.

Read more ...


Shënohen përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe egjiptianë në afërsi të Pikës kufitare Rafah

Mes ushtarëve izraelitë dhe atyre egjiptianë janë shënuar përleshje në afërsi të Pikës kufitare Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, theksohet se mes ushtarëve izraelitë dhe atyre egjiptianë janë shënuar përleshje në afërsi të Pikës kufitare Rafah.

 

Në deklaratë thuhet se ngjarja po hetohet dhe se vazhdon dialogu me palën egjiptiane.Në anën tjetër mediat izraelite kanë pretenduar se në konflikt ka humbur jetën një ushtar egjiptian.

Read more ...

XS
SM
MD
LG