Macron: Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj Rafah

Pasi Izraeli bombardoi kampin e refugjatëve të palestinezëve të zhvendosur në Rafah, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe theksoi se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj qytetit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një postim nga platforma sociale X, Macron tha se është "i zemëruar" nga bombardimet e Izraelit në kampin e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Rafah.