Sulmi rus në një hipermarket në Kharkiv: 11 të vdekur dhe 60 të plagosur

Mbrëmjen e djeshme Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv në Ukrainë, me 14 raketa - duke përfshirë dy "Kinzhal" hipersonike dhe 31 dronëNjë bastisje ruse ka sulmuar një hipermarket në Kharkiv. Të paktën 11 persona kanë vdekur, rreth gjashtëdhjetë janë plagosur, ndërsa ka akoma njerëz të zhdukur.
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në qendrën tregtare në momentin e sulmit ndodheshin “më shumë se 200 persona”. Më herët, guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.