Lidhje


Urdhri i v.dekjes iu “pre” nga k.riminelët në Dubai! Rustem Hoxhaj ruante banesën e “buzë derrit”, “bosit” të Vlorës që ia e.kzekutuan të birin një vit më parë

Teksa hetimet vijojnë të tjera detaje po dalin lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 27 prillit, ku në dalje të banesës së tij në Vlorë u ekzekutua me tre plumba, Rustem Hoxhaj.

 

Lidhur me këtë ngjarje policia deri më tani ka vënë në pranga Eris Mehmetajn, i cili dyshohet se i ka siguruar automjetin autorit të vrasjes së 58-vjeçarit. Gjithashtu, janë publikuar edhe pamjet e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, para se të ekzekutonte Hoxhajn dhe pas.

Read more ...


Legalizimet e ndërtesa pa leje, skema e re me vetëdeklarim nga qytetarët për përshpejtimin e procesit

Angazhimi i Agjencisë së Kadastrës, përfshirja e pushtetit vendor bashkë me marrëveshjet me gjeodetët për hartëzimin e pronave dhe saktësimin e të dhënave kadastrale duket se nuk kanë mjaftuar për të mbyllur njëherë e mirë çështjen e legalizimit të ndërtesave pa leje.

 

Tashmë radhën e kanë vetë qytetarët, duke vetë deklaruar në njësitë administrative, si një inicim për legalizimin e më tej regjistrimin e pronës, një metodë kjo e përdorur edhe më herët. Skemën e re që do të implementohet së shpejti e ka shpjeguar ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, në një intervistë për mediat bashkë me premtimin për ta përmbyllur procesin brenda një periudhe të shkurtër.

Read more ...


Detaje tronditëse! Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Korçë. Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj!

Shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit,shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari.

 

Sipas hetimit Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç së bashku me të dashurën e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

Read more ...


Projeksioni i votave në Qarkun e Tiranës! Si ndahen mandatet e deputetëve mes socialisteve dhe demokratëve! Shehaj e Lapaj në lojë për 5 ‘karrige’

Sipas sondazhit të realizuar me votues të 2021-shit,  rezulton se Partia Socialiste kryeson në Tiranë dhe pretendon të fitojë nga 17 deri në 19 mandate. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2021 fitoi në kryeqytet 18 mandate deputetësh.

 

Duket se PS në këtë sondazhit mund të arrij nga 44% deri në 48 %. Sakaq, nga ana tjetër  Partia Demokratike në zgjedhjet e 2021 fitoi 15 mandate në kryeqytet, dhe duket se në këtë garë mund të këtë deri në 2 mandate rënie.

Read more ...


Media italiane: Misteri i “zhdukjes” së 16 emigrantëve në kampin e Gjadrit

Media italiane, "La Stampa" shkruan se nga 41 persona të transferuar nga Italia në qendrën e emigrantëve në Gjadër, aktualisht ndodhen vetëm 25. Këtë fakt e kanë bërë të ditur eurodeputetja Cecilia Strada dhe deputetja e Partisë Demokratike italiane, Rachele Scarpa, të cilat kryesuan një delegacion gjatë një vizite në Shqipëri.

 

"Dhe ku janë 16 të tjerët?", pyesin ato, duke theksuar se nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar, pavarësisht kërkesave dhe akseseve në dokumentacion, shkruan La Stampa.

Read more ...

XS
SM
MD
LG