Vendimi i plotë/ Si u bind gjykata për kontrollin në shtëpinë e Erjon Veliajt

Kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit trokitën në shtëpinë e Erjon Veliajt tek Kodra e Diellit mëngjesin e të premtes së 6 Dhjetorit ata mbanin në duar vendimin e gjykatës që u jepte të drejtën e një kontrolli të shtëpisë dhe sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës.
Meqënëse në atë mëngjes, Xoxa rastisi vetëm në shtëpi, ajo i la në pritje disa orë deri sa aty mbërriti avokati i saj që mbikqyri veprimet e tyre në banesë. Erjon Veliaj, atë ditë ndodhej në Hamburg për një takim dhe u kthye në orët e pasdites.