Oficeri i policisë përplas me makinë një person, largohet menjëherë nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është bërë publike këtë të mërkurë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila bën të ditur se ka ndaluar një oficer policie në Korçë, pasi dyshohet se ka përplasur me makinë një person dhe është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Hoçisht – Bilisht, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, shkruan A2 CNN. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.