Si reaguan socialistët që u flakën nga Rama në listën e hapur
Përpos eleminimit të 1/3 së grupit parlamentar që ka sot, lideri socialist u’a ka bërë pothuajse të pamundur garën edhe atyre që i ka degdisur në listën e hapur. Të detyruar të përleshen me shoku-shokun, për ato pak vende që sigurohen – përpos atyre që përzgjidhen pa votë-, shumë deputetë kanë reaguar në mënyra të ndryshme.
I pari që dha sinjalin se nuk do të merrte pjesë në këtë asgjesim vëllavrasës, ishte Nasip Naço. Të gjithë e mbajnë mend atë videon virale kur, nën avujt e alkoolit, në shoqërinë e Lefter Kokës, Rama e ftonte Naçon të tradhëtonte Ilir Metën, për ti’u bashkuar PS-së. Por, tani kur ish presidenin e ka kalbur në burg edhe “besprerin” Naço e flaku si limon të shtrydhur.
Kjo e bëri Nasipin të reagojë me ironi: “Unë e falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë”, shkroi ai.