U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në spital i moshuari 80-vjeçar

Ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari, i cili disa ditë më parë u dhunua fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Povelçë të Fierit në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës.
“Ngjarje ka ndodhur në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimës N.R, shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushte në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe”, njoftoi Policia.