Lidhje


Lëvizja Bashkë proteston në Tiranë/ Korrupsion, pastrim parash e kulla, betejat që na bashkojnë

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori ka organizuar protestë në sheshin “Skëndërbej”. Me pankarta në duar, ku shkruhej “Kundër korrupsionit, kullave dhe pastrimit të parave”, dhjetëra aktivistë hodhën akuza kundër qeverisë, duke deklaruar se një grusht politikanësh janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Sipas aktivistëve, korrupsioni po gërryen bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, ndaj qytetarët duhet të protestojnë për t’i dhënë fund korrupsionit, sipas tyre të korruptuarit duhet të shkojnë para drejtësisë. Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Read more ...


Skandalet vazhdojnë në "shtëpinë" e Erionit /SPAK bastis shtëpitë e drejtorëve të Erjon Veliajt

SPAK ka urdhëruar kontroll në banesat e disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës mes të cilave edhe banesën e drejtoreshës së investimeve pranë drejtorisë së punëve publike në bashkinë e kryeqytetin, Ilda Qazimllari. Kontrollet janë kryer ditën e djeshme ku janë marrë kompjutera, dokumente dhe materiale të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Oficerët e BKH ushtruan kontrolle, duke marrë prej andej kompjuterë dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme.

Read more ...


Arrestohet nga SPAK kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës/Korrupsion 5 mijë euro

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion 5 mijë euro. Dosja po hetohet nga prokurori i SPAK Ervin Goga. Masa e sigurisë është ekzekutuar në Korçë. Mësohet se bëhet fjalë për një çështje, ku avokati ka marrë përsipër ndikim të paligjshëm në radhët e gjyqësorit. Mbetet për t'u parë nëse ka persona të tjerë për t'u arrestuar.

Read more ...


Çmenduri/ Mbante të mbyllur në shtëpi nënën, gruan e vajzën e mitur dhe i dhunonte, arrestohet 35-vjeçari

Tiranë/ Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Read more ...


At Nikolla Xhufka apo Janullatos?/ Kush duhet të jetë kreu i ortodoksisë shqiptare

Shqiptarët e Amerikës kanë ngritur një sondazh on line, mbi atë që do të donin të shihnin në krye të kishës ortodokse autoqefale Shqiptare. Ajo që po ndodh prej kohësh është një debat në distancë midis frymës Noliane dhe ndikimit grek (të përfaqësuar nga Janullatos) brenda kishës autoqefale shqiptare. At Nikolla Xhufka mbron prej kohësh bindjen se kisha ortodokse shqiptare nuk duhet të udhëhiqet nga Greqia, apo përaqësuesit e saj. Ndaj edhe shqiptarët e Amerikës morrën iniciativën e një sondazhi mbarkombëtar, për të parë sesa e mbështesin shqiptarët idenë e një kishe tërësisht të pavarur apo vazhdimësisë në atë që edhe sot ndodhet. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG