E frikshme në një market në Tiranë, një grua e panjohur merr në krahë një fëmijë të mitur dhe tenton të largohet

Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur në një market në Tiranë, ku një grua ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet.Menjëherë pas saj ka shkuar një grua (që mendohet se është nëna e fëmijës) që ndodhej në të njëjtin ambient dhe e ka marrë sërish, duke u kthyer në market.
Policia bën me dije se shtetasi E. D., 34 vjeç, ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.