Lidhje


Shoferi i furgonave vret shoferin tjetër me grusht pas debatit për një pasagjer

Pas një jave në spital, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, ka ndërruar jetë 52-vjeçari Dedush Gjoni. Ai kishte pësuar lëndime të rënda më 5 shtator të këtij viti, pas një konflikti fizik me shoferin e një furgoni tjetër, Cen Sela, në qytetin e Shkodrës.
 
 
Sipas raportimeve, konflikti mes dy shoferëve nisi për një pasagjer pranë terminalit të furgonave në lagjen ‘Vojo Kushi’. Situata përshkallëzoi shpejt, dhe Dedush Gjoni u godit me grushte nga Cen Sela. Gjoni, që ishte shofer furgoni për pasagjerë, u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Read more ...


Shkodër/ Nusja rreh me bastun vjehrrën, djali e mban të mbyllur në shtëpi

Ditën e djeshme, një rast i rëndë dhune në familje u bë publik në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare, u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe. Policia e Shkodrës, bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop. 82-vjeçarja e cila u dhunua nga nusja e djalit, u gjet nga fqinjët e gjakosur të cilët më pas e kanë dërguar në spital.

 

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read more ...


Lindi fëmijë me 31-vjeçarin, adoleshentja nga Mallakastra dhe familja e saj braktisin foshnjën: Nuk e duam

Një vajzë e mitur nga Fratari i Mallakastrës, ka sjellë në jetë një foshnje. 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qëndrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku, por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjën e sapolindur në maternitetin e Fierit. Aktualisht, e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë, por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit të cilët referuan ngjarjen në polici.  Si pasojë, policia ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar nga Mallakastra, i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjes.

Read more ...


Nuk i dha raport mjekësor për bashkëshorten, 54-vjeçari godet me sende të forta mjekun

Një 54-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi ka dhunuar me sende të forta një mjek. Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se në pranga ka rënë Ndriçim Mali, 54 vjeç, banues në Marikaj. 54-vjeçari mësohet se ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit me iniciale E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.  Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, 54-vjeçari dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Read more ...


Ngacmonte 24-vjeçaren me llogari false në Facebook dhe Instagram, arrestohet 33-vjeçari. I gjendet edhe kallashnikov

Një operacion policor, i koduar “Fake Accounts”, është finalizuar me sukses nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

 

Operacioni i koduar “Fake Accounts” u nis pas kallëzimit nga një shtetase 24-vjeçare nga Durrësi, e cila raportoi shqetësime të vazhdueshme dhe fyerje nga llogaritë e falsifikuara në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”. Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, identifikuan shtetasin e dyshuar për hapjen e këtyre llogarive.

Read more ...

XS
SM
MD
LG