Shembja e pallatit tek Brryli: Banorët të rrezikuar nga ndërtimet pa kriter të oligarkisë në pushtet

Me not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo, një shembull i forcës së vullnetit dhe këmbënguljes

Eva Buzo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos.Shqiptaro-australiania përfundoi sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Lecces në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta.Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbijtë e San Foca, pranë Lecces-s, dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 19 gushtit, kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit.Pas përfundimit të sfidës, Eva ka rrëfyer emocionet dhe vështirësitë me të cilat u përball gjatë rrugës.
“Nuk ke çfarë më bën, unë të heq nga puna” - Zbardhet dëshmia e Erjon Goxharrës: Lorenci më provokonte vazhdimisht

Është zbardhur tjetër dëshmi e efektivit Erjon Goxharra, i cili u dorëzua dje pasi plagosi me armë një 45-vjeçar, për shkak të lidhjes jashtëmartesore të bashkëshortes së tij. Në dëshminë e tij, Goxharra thotë se u provokua vazhdimisht nga Lorenc Kosta, madje ky i fundit i kishte thënë se “nuk ke çfarë më bën se unë të heq nga puna”.Është zbardhur tjetër dëshmi e efektivit Erjon Goxharra, i cili u dorëzua dje pasi plagosi me armë një 45-vjeçar, për shkak të lidhjes jashtëmartesore të bashkëshortes së tij.Në dëshminë e tij, Goxharra thotë se u provokua vazhdimisht nga Lorenc Kosta, madje ky i fundit i kishte thënë se “nuk ke çfarë më bën se unë të heq nga puna”.
Tre të vdekur e 661 raste pozitive me COVID-19 për 13 ditë në Kosovë

Tre persona kanë vdekur dhe 661 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVD-19 në dy javët e fundit.Sipas IKShPK-së, nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”.
Para, makina dhe aksione në disa kompani, SPAK sekuestron pasuritë e Ilir Beqajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro llogaritë bankare dhe pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe disa individëve të dyshuar si bashkëpunëtorë në abuzimin me fondet e BE.Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se është vendosur sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD.