“Ç.mendet” adoleshentja nga Fushë-Kruja, bën thirrje live për v.rasjen e zyshave: T’i çojmë në të arushës
Për agresitivitetin dhe dhunën e adoleshentëve, kryeministri Edi Rama pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ia hodhi menjëherë fajin rrjeteve sociale si “Snapchat” dhe “TikTok”. Ai deklaroi se do t’i mbyllë ato, ku dukej më shumë një retorikë politike, se sa një veprim konkret, pasi mbyllje e këtyre rrjeteve sociale duket një mision “i pamundur” për një vend si Shqipëria.
Gjithsesi, kush është përdorues i rrjetit social “TikTok” ka vënë rë se në këtë paltformë adoleshentët gjejnë hapësirë për t’u shprehur në mënyrë aspak normale, si ofendime e sharje të cilat në shumë raste degradojnë dhe zhvendosen fizikisht.