Lidhje


Rasti i pazakontë në Shkodër! Burri kallëzon në polici gruan: Hyn në rrjetet e mia sociale

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Shkodër. Burri ka kallëzuar në polici gruan pasi sipas tij i ka hyrë në rrjetin social Messenger.

 

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger” sipas policisë.

Read more ...


Gazetarja e TCH: Ibrahim Lici më dërgoi SMS nga Turqia, më çoi emra policësh

Në studion e emisionit “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha tregoi për herë të parë se është kontaktuar nga i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i të cilit u vra pak ditë më parë në masakrën e Dobraçit. 

 

Gazetarja tregoi bisedën, ku Lici akuzonte me emër, punonjës të policisë apo ekspertëve të vendngjarjeve, që kishin manipuluar ngjarjet që ai akuzohet si i përfshirë. Hoxha tregoi se gjatë bisedës, i kërkoi Licit që ai të dorëzohej dhe të raportonte publikisht për ato që ai pretendonte.

Read more ...


Kur të shtrënghet laku mohon edhe shokët e dikurshëm!/Rrapaj i “Sterilizimit”: Nuk e njoh Ilir Beqajn

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili dëshmon në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it, është pyetur lidhur me njohjen me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Rrapaj ka mohuar njohjen me ish-ministrin Beqajn, duke thënë se e njihte vetëm si figurë publike dhe e ka takuar për herë të parë në një aktivitet të mbajtur nga qeveria shqiptare në Pallatin e Kongreseve.

 

Pjesë nga dëshmia: 

 

Pyetje: A e njihni Ilir Beqajn?

Read more ...


Ulsi Manja i futet biznesit të ndërtimit/ Ministri me kompleks vilash në Farkë

Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit.

 

Nga Ola Xama

 

Dhjetë vjet më parë, Isuf Kërçiku vendosi të shpërngulej nga Kamza e zhurmshme drejt Farkës së Vogël, asokohe një fshat piktoresk në periferi të Tiranës me një liqen të vogël në qendër të tij.

Read more ...


Pëllumbat para furrës shqetësojnë banorët e Don Boskos: Na mbyti era, s’hapim dot dritaret

Banorët e kompleksit të njohur si “Arabi” ose “4 Grykët” në Don Bosko, janë ankuar për një problem të vazhdueshëm që ka krijuar një shqetësim të madh për jetën e përditshme në këtë zonë. Sipas denoncimit të tyre, një biznes furrë buke ushqen përditë pëllumbat në afërsi të kompleksit duke sjellë një sërë shqetësimesh me mbajtjen e pastërtisë dhe ndotjen e ajrit.
 
 
Banorët shprehen se nuk mund të hapin dritaret e apartamenteve, pasi pëllumbat janë vazhdimisht aty dhe lëshojnë një erë të keqe nga glasat. Ata gjithashtu theksojnë se një problem tjetër është se pluhuri dhe puplat e pëllumbave janë të pranishme kudo, duke i penguar ata të përdorin hapësirat e tyre të përbashkëta si parku i kompleksit, ku fëmijët zakonisht luajnë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG