Lidhje


Punimet në tunelin e Murrizit, Balluku: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024

Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Edhe pse përbërja gjeologjike e këtij tuneli ka qenë tejet e vështirë, dhe burime ujore janë të shumta, puna nuk është ndalur për asnjë moment.

 
Aktualisht po punohet në të dyja drejtimet duke synuar që në fund të këtij viti tuneli të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke përmbyllur kështu një prej veprave më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit.

Read more ...


“Të dorëhiqet drejtori i Policisë së Shtetit”, motra e Egli Progës: Ka një organizim që vrasjen ta marrë përsipër ai horri

Motra e Egli Progës kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqjen e drejtorit të spitalit Pogradec, rikualifikimin e veprës penale nga prokuroria, ekspertizë ndërkombëtare dhe rikthimin me masë “arrestim me burg” të personave që sipas saj bashkëorganizuan vrasjen e vëllait të saj. Kërkesat ajo i artikuloi gjatë protestës së mbajtur përpara Kryeministrisë.

Read more ...


Çfarë dimë deri tani për 800 ton mbetje, që po kthehen në Shqipëri

Qeveria shqiptare gjendet në mes të një skandali me përmasa të jashtëzakonshme, kur qindra ton mbetje industriale janë nisur drejt Shqipërisë, pasi përpjekja për t’i futur fshehurazi në Tajlandë ka dështuar.Dy anijet në pronësi të kompanisë Maersk u nisën në fillim të korrikut nga Porti i Durrësi, me kontenierët që mbanin rreth 816 ton mbetje brenda tyre.Pluhuri i furrës është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm, ndërsa Tajlanda vitet e fundit është parë si një venddepozitimi të ngarkesave të ngjashme nga shumë vende më të zhvilluara.

Read more ...


Shqipëria e mjerimit komunist, foto nga viti 1990

Fotografi britanik, Martin Parr, ka publikuar disa fotografi të viteve të ’90-a të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.

Syri i aparatit të tij ka kapur pamje të mjerimit të shqiptarëve të asaj kohe nëpër qytetet si, Tirana, Gjirokastra, Vlora, Saranda, Durrësi, e të tjera.

Por, në mesin e gjithë atij mjerimi, vihet re edhe arkitektura e këtyre qyteteve, e sidomos e Tiranës, ku në një foto, Parr ka shkrepur sheshin “Skenderbe” që dallon shumë nga ai i sotmi.

Më poshtë ju sjellim disa prej këtyre fotografive:

Read more ...


Avokatja përshkon me not kanalin e Otrantos, niset nga Italia e mbërrin në Shqipëri

Sfidën që e la në mes vitin e kaluar, Eva Buzo e përfundoi këtë të hënë. Notarja me profesion avokate, kaloi brigjet detare nga Italia në Shqipëri për 35 orë e 17 minuta.Eva Buzo përshkoi 92 km nga brigjet e Leçes deri në Gadishullin e Karaburunit.Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare, e cila vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve.Ndërkohë që këtë 19 gusht, avokatja realizoi ëndrrën e saj me sukses, duke përshkruar me not kanalin e Otrantos.

Read more ...

XS
SM
MD
LG