Lidhje


Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim

Mbrëmjen e djeshme, ka kërcitur grushti në një lokal nate në Palasë. Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup “të fortësh” e kanë dhunuar dhe grushtuar.Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamerierit ujë. Nuk dihen ende motivet e sherrit, apo identiteti i personave të përfshirë.Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.


Vendi përfshihet nga një stuhi e frikshme, breshri shkakton dëme në Tiranë e gjetkë

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Tiranën gjatë pasdites së kësaj të hëne.Era e fortë dhe vetëtimat kanë mbuluar kryeqytetin.Deri tani nuk raportohen dëme apo problematika.

 

Stuhia ka prekur edhe disa qytete të tjera si Durrësin, Fierin, Korçën dhe Elbasanin.Në bashkinë e Maliqit ka probleme për shkak të rrëzimit të disa pemëve. Stuhia është shoqëruar dhe me erë të fortë, që ka dëmtuar pemët, por dhe ka rrëzuar sende nga katet e larta të ndërtesave.

Read more ...


Rusia kritikon moszbatimin e dokumentit të miratuar në KS të OKB-së për armëpushim në Gaza

Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Dmitry Polyansky i propozoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë rezolutë të re të Rusisë për armëpushim në Rripin e Gazës, për arsye se dokumenti i propozuar nga SHBA-ja dhe miratuar nga Këshilli nuk është zbatuar, transmeton Anadolu.Duke folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme, Polyansky kritikoi SHBA-në me arsyen se po bëhen përpjekje për të zbatuar një plan të ndryshëm nga vendimi origjinal i votuar në Këshill për bisedimet e armëpushimit në Gaza.

Read more ...


Arben Lamçja kontratë me një skuadër policie për vrasjen e Dumanit për 750 mijë euro

Kapja dhe vrasja e Nuredin Dumanit, gjatë periudhës korrik-nëntor 2020, ishte kthyer ndër prioritet kryesore të grupit të Dubait, që drejtohet nga vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja.Gjatë kësaj kohe grupi impenjohet në mënyrë sistematike të gjejë njerëz, dhe njeriu që vepronte në teren për të lidhur marëveshjet për llogari të Francit, ishte Arben Lamçja.Ky i fundit nuk është i panjohur për policinë kriminale dhe SPAK-un, që aktualisht e akuzon për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Read more ...


Eskortat, reklama në Telegram: Vajzat nga Kina e Filipinet, pagesa deri në 400 euro

Ka marrë fund arratia e 38-vjeçares kineze e cila në bashkëpunim me një 52 vjeçare drejtonin një rrjet prostitucioni.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy tutoret kineze, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin vajza kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy tutoret kineze me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara. Nëpërmjet këtij shantazhi policia ka dokumentuar një rast 38 vjeccarja I ka marrë një prej vajzave 15 mijë euro.

Read more ...

XS
SM
MD
LG