“Kërcet” arma në Milot, tre të plagosur, policia arreston autorin dhe vëllain e tij

Të shtëna me armë janë raportuar mesidtën e kësaj të hëne pranë urës së Milotit.Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur 3 vëllezër, dy prej të cilëve me sende të forta dhe një me armë.Dyshohet se konflikti mes dy familjeve në fshatin Fushë-Milot ka ndodhur për motive pronësie, në lidhje me një sipërfaqe me ullinj.Policia ka arrestuar autorin e plagosjes i cili dyshohet të jetë shtetasi Sokol Murati, por dhe vëllanë e tij Pëllumb Murati. Në kërkim është shpallur djali i Sokolit, 32-vjeçari, Valdano Murati, i cili dyshohet të ketë marrë pjesë në konflikt.