Nis rritja e tarifave të ujit, e para Vlora, familjarët do paguajnë 33% më shtrenjtë
Teksa reforma e agregimit, apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha për të përmirësuar shërbimin dhe gjendjen e tyre financiare vijon, duket se efekti i parë i saj do të jetë rritja e tarifave të ujit. Kjo mund të mos vlejë për të gjithë kompanitë por të paktën për aplikimin e parë, bërë nga ujësjellësi i Vlorës, dhe miratimin e dhënë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), tarifat e reja janë në rritje.