Tipar i vendeve të varfëra!/ Makinat në Shqipëri lëvizin me shpejtësi mesatare 33 km në orë
Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve me pak kosto dhe me shpejtësi më të lartë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të një vendi.
“Të bjerë Lekët”, pronari i 37 dhenve të ngordhur thirrje shkaktarit të aksidentit: Me ato ushqehemi
Një ditë pas aksidentit të mbrëmshëm në aksin rrugor Levan-Qarr, 37 krerët e bagëtive të imëta vijojnë të jenë të ngordhura në anë të rrugës. Sipas përgjegjëses së shërbimit veterinar pranë Bashkisë Fier, Melaize Korçari, ato do të groposen gjatë ditës së sotme, në Pishporo.
Ndërkohë, pronari i tufës së dhenve, Fetah Murataj tregon se përveç krerëve të ngordhur, 10 të tjerë janë të lënduar duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik. I moshuari tregon se prej 25 vitesh mbarështon bagëti dhe kurrë më parë nuk i ka ndodhur asnjë problem.
Ngrihet alarmi për shtimin e rasteve të ankthit, mjekët psikiatër apel: Pranojeni problemin dhe kërkoni ndihmë
Të rinjtë janë kthyer në pacientët më të shpeshtë të mjekëve psikiatër. Rastet janë shtuar. Një mjek kryen rreth 25 vizita në ditë dhe mosha që dominon është ajo nga 20 në 40 vjeç. Ankthi është problem më i shpeshtë që shfaqin.
“Jeta e tij prishet cilësisht, kompromentohet gjumi, oreksi, mendimi, emocioni, humori, irritohet shpejt, ka dhimbje te shpeshta koke, ndjesinë e ankthit klasik. Janë të gjitha shenja në horizont për të kërkuar ndihmë.
“Kishte shenja rreth qafës”/ Pse vdiq 12-vjeçari në tiranë?! Ja çfarë thonë mjekët
Djali i mitur është gjetur në dhomë nga familjarët në gjendje të fikëti
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 12-vjeçar ndërroi jetë në QSUT. Teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes së të miturit, mësohet se ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Policia njoftoi se pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte. Nga ana tjetër, mjekët deklarojnë se ai ka shkuar n spital pa shenja jete.
E trishtë/Humbi shikimin dhe u rrit jetime, historia e Vekos: Nënën s’e njoha, babain e takova kur isha 17 vjeçe
“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi me një bisedë ndryshe mes protagonistes, Vekos dhe moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas. Ky i fundit i përshkroi fillimisht studion e ideuar nga mjeshtri Gaetano Castelli, publikun e dashur e më pas pamjen e tij ku nuk i kurseu disa batuta.
E gjithë kjo sepse Veko nuk mund të shohë. Historia e saj nuk është aspak e lehtë dhe jo vetëm prej gjendjes, por edhe ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën e saj. Veko lindi në vitin 1984 në fshatin Dodovec në Berat, nga një nënë që s’e njohu dot kurrë dhe një baba që e takoi kur ishte 17 vjeçe.