Lidhje


Kontrata sekrete, tenderë pa garë, projekte pa gjurmë pagesash/Si u kontraktuan pa garë arkitektët e famshëm, për të dizajnuar planet dhe godinat historike të Tiranë

8 vjet më parë, në prill të vitit 2016, një grup gazetarësh nga Shqipëria vizituan Milanon, për t’u njohur me projektin e tarracave të gjelbra, projekt i aplikuar në qytetin verior të Italisë nga arkitekti Stefano Boeri. Takimi u facilitua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me qëllim njohjen e planit të ri, rregullues, të quajtur Tirana 2030, i dizajnuar po nga arkitekti Boeri. Kontraktimi i studios së njohur, italiane u parapri nga një takim në pranverën e vitit 2014, ku 32 arkitektë nga e gjithë bota erdhën me ftesë të kryeministrit, Edi Rama, për të dhënë ide në krijimin e projektit Tirana e Gjeneratës Tjetër. Të ftuarit në këtë vizitë rezultojnë të kenë dizajnuar një duzine veprash publike dhe janë autorë të kullave ikonike, që po pushtojnë vitet e fundit qiejt e kryeqytetit.

Read more ...


Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë.Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt.Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut. 

Read more ...


A rrezikohet të na kthehet turizmi në një bumerang?

“Maldivet e Europës” (Ksamili) që u bënë fytyra turistike pozitive e Shqipërisë në media dhe rrjete sociale tre vitet e fundit, po bëhen edhe destinacioni më i kritikuar. Promovimi “falas” duket se mund të kthehet në bumerang për imazhin e përgjithshëm turistik, nëse nuk merret nën kontroll. Suksesi i papritur turistik i vendit në tre vitet e fundit duhet të kishte nxitur qeverinë që të kishte zgjidhur ngërçet me infrastrukturën, trafikun dhe plotësimin e ofertës turistike me Shqipërinë në të gjitha dimensionet e saj. Operatorët turistikë pranojnë se Shqipëria ofron sot raportin më të mirë cilësi/çmim, por ritmi i ngadaltë në zgjidhjen e problematikave dhe krijimi i modeleve negative (edhe pse të izoluara) mund të vërë në pikëpyetje qëndrueshmërinë afatgjatë. Të huajt që hynë në Shqipëri deri në fund të qershorit ishin 4.5 milionë. Në raport me 6-mujorin e një viti më parë, ky numër është rritur me 34 për qind, duke konfirmuar edhe një herë rritjen e dukshme në turizëm të Shqipërisë si destinacion.

Read more ...


“Pashallarët e kuq”, ilustrimi artistik i Kadaresë për krimet e komunizmit dhe Enver Hoxhës

Poema “Pashallaret e Kuq” ka qenë një poemë me të cilën shpesh Kadare mbështetej për të treguar disidencen dhe kundërshtimin e tij ndaj regjimit komunist për shkak se poema godiste byronë politike dhe krerët e pushtetit komunist. Kjo poemë, në fillim duke qenë e ndaluar dhe më vonë shpesh duke i munguar publikut (me shumë gjasa qëllimisht) dhe duke iu paraqitur publikut vetëm nga komentuesit pro Kadare dhe duke mos e paraqitur poemen, ka bërë që njerëzit pa e njohur realitetin e saj ose edhe pa e lexuar fare atë, të krijojnë idene se Kadaresë iu ndalua kjo poeme sepse ishte kundër regjimit.

Read more ...


Armët e sakta dhe vdekjeprurëse, raketat me rreze të gjatë veprimi, raketat hipersonike - së shpejti në Gjermani.

Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet amerikane të armëve me rreze të gjatë do të vendosen sërish në Gjermani. Kancelari Olaf Scholz tha se vendimi ishte përgatitur për një kohë të gjatë, por njoftimi i shkurtër i përbashkët i dy qeverive befasoi shumë njerëz dhe politikanë në Gjermani.

 

Nuk pati asnjë diskutim parlamentar apo publik për këtë çështje, ndërsa para 40 vitesh ka pasur protesta masive kundër vendosjes së raketave Pershing: në tetor 1983, rreth një milion gjermanë krijuan një zinxhir njerëzor në shenjë proteste - por pa sukses. Kancelari i atëhershëm Helmut Schmidt, një socialdemokrat si dhe Olaf Scholz, e kritikua për këtë në Bundestag.

Read more ...

XS
SM
MD
LG