Lidhje


Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë

Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: "Ju nuk jeni më në regjistrin e adresave.” Demiri është lindur në Medvegjë (Serbi) dhe familja e tij ka 200 vjet që jeton aty. Demiri ka disa prona në vendin e lindjes, ndër to një hotel turistik dhe një kompani telekomunikacioni. Por jeton edhe në Vjenë të Austrisë, ku ka një kompani ndërtimi. Që nga viti 2019, atij i mohohet e drejta e një adrese në Medvegjë. "Si mund të kujdesem për bizneset e mia, pa adresë?” i tha Demiri nëpunësit. Si përgjigje ai mori një ngritje supesh.

Read more ...


Zhbllokim i dialogut Kosovë-Serbi apo vazhdim i status-quos

Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t'u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Dy takimet e fundit që u zhvilluan në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësit evropianë dhe në nivel kryenegociatorësh që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Read more ...


Surpriza Franceze: Aleanca e majtë që fiton zgjedhjet/Analizë

Përkundër sondazheve dhe parashikimeve të javëve të fundit në Francë, aleanca e majtë, "Fronti i ri Kombëtar" mori numrin më të lartë të vendeve në Asamblenë e Përgjithshme. Rassemblement National që parashikohej fitues, sipas llogaritjeve është renditur partia e tretë. Drejtuesi jozyrtar i Frontit të majtë, Jean-Luc Mélenchon e deklaroi veten fitues dhe tha se "pasioni republikan" ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm. Deri para një jave parashikohej një fitore e ekstremistëve të djathtë. "Populli e pengoi këtë", brohoriti Jean-Luc Mélenchon, kreu i partisë radikale të majtë, "Franca e papërkulshme" para përkrahësve.

Read more ...


Mélenchon, njeriu surprizë i zgjedhjeve në Francë

Zgjedhjet në Francë kanë prodhuar surpriza. Ekstremi i djathtë i Le Pen nga pretendente për të marrë drejtimin e qeverisë ka dalë forcë e tretë politike. Macron ka arritur të rimëkëmbë partinë, por sërish mbetet forcë e dytë.

 

Fronti i Ri Popullor i drejtuar Jean-Luc Mélenchon ka fituar shumicë e vendeve në parlamentin e ri francez.Në fjalimin e parë pas fitores, Mélenchon i bëri thirrje Presidenti Macron që të pranojë humbjen dhe t’i jap drejtimin e qeverisë së majtës.

Read more ...


Ushtria izraelite përdori Direktivën Hanibal gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor

Ushtria izraelite urdhëroi Direktivën Hannibal – një politikë e diskutueshme ushtarake izraelite që synon të parandalojë me çdo kusht kapjen e ushtarëve izraelitë nga forcat armike – më 7 tetor të vitit të kaluar, ka zbuluar një hetim nga gazeta izraelite Haaretz. Në një raport të dielën, gazeta, bazuar në dëshmitë e ushtarëve izraelitë dhe oficerëve të lartë të ushtrisë, tha se gjatë sulmit të paprecedentë të Hamasit tetorin e kaluar, ushtria izraelite filloi të merrte vendime me informacione të kufizuara dhe të paverifikuara dhe lëshoi ​​një urdhër që “asnjë automjet mos të kthehet në Gaza”. “Në këtë pikë, [ushtria izraelite] nuk ishte në dijeni të dimensionit të rrëmbimit përgjatë kufirit të Gazës, por e dinte se shumë njerëz ishin të përfshirë. Kështu, ishte plotësisht e qartë se çfarë do të thoshte ai mesazh dhe cili do të ishte fati i disa prej personave të rrëmbyer”, thuhet në raport.

Read more ...

XS
SM
MD
LG