Mos harroni lidhjet korruptive dhe opozitën e “kërpëratave”

Një shtrëngim duarsh me politikanë amerikanë, nja dy foto dhe ca fjalë kortezie janë një truk i vjetër i politikës shqiptare si një formë për të legjitimuar mbështetjen përtej Atlantikut dhe për ta shitur më lehtë sapunin për djathë. Këtë shijë të lë edhe afera që ka denoncuar media amerikane The DailyBeast dhe që përfshin senatorin amerikan Bob Menendez, që për momentin po hetohet nga drejtësia amerikane dhe një politikan periferik të vendit tonë si Korab Lita.