Kë të votoni në Kosovë?
BigBrother VIP, të ngrihemi kundrejt kësaj katrahure mbarëshqiptare ç’edukuese!?
Tuj kenë një familje tradicionale me 20 arsimtarë prej rreth një shekulli dhe tuj shërby me devocion në këtë qytetet por edhe në Gjinokastër, Pogradec, Kukës e Lezhë, në shkollat ma n’za të qytetit Shkodër e në rrethina e ndjej si detyrë imediate, qytetare të shpreh këtë shqetësim.
Si ka mundësi që në këtë format që ka zaptu gati t’gjithë kohën e lirë me videot e me emisionet direkte, i shfaqet fëmijëve tanë e adoleshentëve pimja e duhanit prej gati 100% të” VIP”-ave, ku kamerat më shumë fokusohen tek cigaret, pimja e shisheve pa fund me alkool, fjalori i pisët me të sharat denigruese, veprimet dhunuese…etj., etj.
Shqiptarët përballë shtetit bektashi dhe separatizmit.
Nga Marlind Laçi
Opinionin publik shqiptar prej muajsh gjendet i shushatur e i mbërthyer nën parrullën e lëshuar nga Kryeministri Rama me parrullën 'Shteti Bektashi'
Edhe pse në masë të gjerë popullore madje edhe vetë nga komuniteti i besimtarëve bektashi kjo parrullë është refuzuar, përsëri Kryeministri Rama ashtu siç e ka zakon të përshkallëzojë e të relativiziojë opinionin publik me broçkulla, vijon ti bije fyellit me të njejtën vrimë duke menduar se sa më shumë të përsëriten broçkullat aq më të besueshme dhe aq më të pranueshme bëhen për masat e gjera të cilat pretendon ti trajtojë si kavje eksperimentale e ti fusi nën proçesin e 'instiktit të kushtëzuar' me idenë e krijimi të një shteti në brendësi të trungut të Shqipërisë Londineze.
105 vjet nga Kongresi i Lushnjës, akti themelor kushtetues për Pavarësinë e plotë të Shqipërisë
Kongresi i Lushnjes, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kongresi i zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga. Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë. Delegateve u uroi mireseardhjen ne Kongres, Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti i famshëm is asaj kohe, Aqif Pashë Elbasani. Aqif Pasha ju përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur keshtu ceremoninë e hapjes së Kongresit.
Aspekti i errët që fshihet pas “shtetit bektashi”