Lidhje


Shqipëria po plaket, grup-mosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë më 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve.Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është me rënie.

 

Grup-mosha mbi 60 vjeç ka arritur në 691,788 persona, ose 30% e popullsisë totale prej 2.36 milionësh më 2024. Vetëm një vit më parë, në vitin 2023, kjo përqindje ishte 28.15%, ndërsa popullsia mbi 60 vjeç përbëhej nga 673,037 persona. Në vitin 2011 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 15% e totalit të popullsisë.

Read more ...


“Trend mes adoleshentëve! Nipi im bleu Xanax pa recetë në farmaci, përfundoi në spital”

Një qytetar ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një shqetësim të thellë në lidhje me një fenomen që, sipas tij, po përhapet me shpejtësi te të rinjtë: përdorimi pa kriter i medikamenteve të forta si Xanax, të cilat jepen nga disa farmaci pa recetë mjekësore.

 

Ai tregon se nipi i tij adoleshent ka mundur të blejë 10 pilula Xanax pa asnjë dokumentacion mjekësor dhe, pasi i ka konsumuar të gjitha menjëherë, ka përfunduar në urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Qytetari shton se ky nuk është një rast i izoluar, por një sjellje që po shndërrohet në “trend” mes adoleshentëve shqiptarë, ku konsumimi i hashashit pasohet nga përdorimi i qetësuesve më të fortë si Xanax, që janë më të lirë dhe më lehtësisht të aksesueshëm.

Read more ...


Mbyllet sesioni X! Legjislatura e 11-të me klounë të rinj dhe të vjetër, pa dobi për popullin!

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë zhvilloi këtë të enjte seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të, një seancë e zhvilluar si gjithmonë pa ndonjë dobi për popullin dhe mes debateve, akuzave, miratime, prezencë opozite sa për të zënë karriget. Seanca vulosi një epokë të gjatë të debateve, premtimeve boshe, sherreve, kaosit, opozite që vetëm frymoi, dhe pozite që ka çdo gjë në dorë, përveç detyrës për t’i shërbyer popullit.

 

Në këto 4 vite të legjislaturës 10-të, nga shatori 2021 deri në korrik 2025 Parlamenti u përfaqësua nga PS, partisë mavi në pushtet që kishte në dorë vendin në një mandat të tretë, teksa në këto 4 vite do të mbahet mend për akuzat për korrupsion, afera të mëdha që dolën në dritë si çështja e inceneratorëve, arrestimeve të eksponentëve kryesor të PS, si Lefter Koka.

Read more ...


“Kush është “Lali Eri””? Prokurori i SPAK e pyet, Jona Bejko përgjigjet: Erion Veliaj! Redi Molla pronar i hotelit në Dhërmi

Në procesin për dosjen “5D”, në GJKKO, dëshmoi edhe Jona Bejko, me profesion inxhiniere emri i të cilës zë vend te dosja hetimore e SPAK për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës. Prokurori i Posaçëm e ka pyetur Bejkon gjatë seancës gjyqësore për mesazhet e shkëmbyera mes saj edhe disa kolegëve. 

 

Gjatë komunikimeve, Jona Bejko, punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” sh.p.k, përmend Redi Mollën si pronar të një hoteli në Dhërmi dhe shprehte pakënaqësi për rrogën e saj.

Read more ...


Ariel Sharon kritikoi SHBA-të në vitin 1999 për sulmet ndaj Serbisë dhe pohoi se nuk duhet të ketë shtet shqiptar në Kosovë

Ariel Sharon kritikoi fushatën e bombardimeve kundër Serbisë në vitin 1999 duke e cilësuar atë si “brutal interventionism” – dhe sulmet i konsideroi “veprime agresive që bëjnë dëm të pafajshmëve”.

 

Sharon ishte Ministër i Jashtëm i Izraelit (1998–1999). Ai e kritikoi fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë, duke e quajtur atë një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje ndërkombëtare kundër një shteti sovran, dhe kishte shqetësime për ndarjen e mundshme të Kosovës nga Serbia.

Read more ...

XS
SM
MD
LG