Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”

Pronat po kushtojnë më shumë se vjet, madje janë në vlerat më të larta historike. Edhe pse janë shitur më pak prona se në 2023, shtrenjtimi nuk ka të ndalur, pasi vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 2024, çmimet e apartamenteve në rang kombëtar u rritën me 16.9%.
Vetëm në Tiranë, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë rezulton se çmimet janë rritur me 23.5%, krahasuar me fundin e 2023-shit, por janë në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Apartamentet e blera në zonat e shtrenjta të Tiranës kanë ndikuar më së shumti në indeksin e çmimeve të pronave në tërësi thuhet në vrojtim.