"Vjetërsi punë shkolla e lartë për femrat"/ Pensionet e “humbura” të fshatit, eksperti: S’do kenë influencë të madhe në buxhet
Eksperti fiskal Ramadan Kondi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi procesin e njohjes nga shteti të viteve të “humbura” të punës gjatë kohës së diktaturës. Ai theksoi se procesi nuk do ketë një ndikim financiar të madh në buxhet. Sipas Kondit abuzimet që mund të bëhen nga individët do jenë minimale dhe të pallogaritshme në raport me të vërtetën, ndërkohë që do pakësohen edhe kostot.
“Sa i përket dosjeve s’mund të themi se ka ndonjë evidencë të saktë. Nuk mund të themi dot ekzaktësisht sa mund të jenë. Nuk do ketë influencë financiare shumë të madhe në buxhet. Ka një VKM që të gjitha problemet që krijohen në raport me shtetin mund të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në këto kishte numri i atyre që kërkojnë këto të drejta në rrugë gjyqësore, është shumë i madh. Po bllokojmë edhe gjykatat me veprime të tilla. Janë dosje pa fund që flenë. Në periudhën e komunizmit nuk të linte njeri pa punë. Për nëpunësit nuk diskutohet fare fare.