Lidhje


Djali i Trump në vizitën në Serbi, me një hartë pa Kosovën, deklaron se Serbia u bombardua për të mbuluar skandalin Klinton-Lewinski.

Djali biznesmen i Donald Trump, Donald Trump Jr, para tri ditëve shkoi në një vizitë në Serbi ku edhe u takua me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq. Gjatë kësaj vizite, Trump Jr në një podcast të tij intervistoi Vuçiqin dhe dha disa pikëpamje për Serbinë, Kosovën e rajonin.

 

Në fillim të këtij podcast-i, Trump Jr e prezanton Serbinë si një shtet që aktualisht “qëndron për sovranitet dhe kufij të sigurt”, ndërsa thotë se shtetet perëndimore të Europës po e bëjnë të kundërtën.

Read more ...


Tashmë bëhet akoma më e qartë/Edi Rama përfiton nga izolimi i Erion Veliajt!

Nëse qëmton me radhë hapat që ka ndjekur Edi Rama në raport me Veliajn aty dallohet se izolimi i Lalit nuk nis dhe mbaron tek dosja e prokurorit Olsi Dado, por është një proces që shtrihet më parë në kohë, një plan që Edi Rama ka nisur ta zbatojë që nga 2024.

 

Përtej reagimeve teatrale me përplasjen e duarve në tryezë, përtej fjalorit agresiv për dosje të veçanta të SPAK, kryeministri e ka menaxhuar këtë mini-krizë me sjelljen e njeriut që e dinte paraprakisht atë që po ndodhte: fillimisht e lejoi Veliajn të zhvillonte shfaqjen e tij politike, e la t’i digjte të gjitha kartat, dhe më pas, me një të rënë të lapsit, ia mbylli të gjitha dyert.

Read more ...


Vizita e Trump Jr në Beograd/Mbështetje pikërisht në këtë moment të rëndë për Vuçiqin apo....?

Këtë nuk mund ta themi me siguri akoma, por fakt është që i biri i presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr. ka shkurar për vizitë te presidenti serb Aleksandar Vuçiq në momentin më të rëndë për te, që nga ardhja në pushtet.
 
 
Vuçiqi po përballet me protestat më të mëdha në vend, ndërsa të shtunën me 15 mars do të mbahet në Boegrad, siç thonë organizatorët, protesta më e madhe deri tani e studentëve dhe qytetarëve kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij.

Read more ...


Muajt e ardhshëm pritet të kalojë në kuvend drafti për legalizimin e p.rostitucionit dhe shtëpive publike

Gjatë muajve në vijim mund të shohim në parlament një “Draft Ligjor” që ka për synim legalizimin e prostitucionit në Shqipëri! Lajmin e ka dhënë drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi, në një intervistë televizive. Ai tha se prania e madhe e fenomenit të prostitucionit në vendin tonë, po i shtyn autoritetet ligjore ta bëjnë të pranueshëm.

 

“Duam apo nuk duam ne, rrethanat në këtë vend kanë ndryshuar. Ky fenomen social i rëndë, një plagë morale e rëndë në pikëpamjet e mia, do shtyn këtë strukturë ligjore që të bëhet i pranueshëm. Duhet respektuar e drejta njerëzore e gruas, por edhe e burrave që ta shijojnë vetë trupin e tyre, të mos shfrytëzohen. Ky është një standard që është pranuar në shumë legjislacione. Kjo është çështje për ta diskutuar”, tha Rakipi.

Read more ...


Trump zotohet të vendosë tarifa prej 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për të dëmtuar SHBA-në"

Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa prej 25% ndaj Bashkimit Evropian, duke pretenduar se blloku prej 27 vendesh është “formuar për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara”.

 

Duke folur në takimin e tij të parë të kabinetit të mërkurën, presidenti i SHBA tha se së shpejti do të publikojë detajet e kërcënimit të fundit tarifor. “Kemi marrë një vendim dhe do ta shpallim shumë shpejt. Do të jetë 25%, tha ai.

Read more ...

XS
SM
MD
LG