Lidhje


'Spitalet janë kthyer në fushëbeteja': Sistemi shëndetësor i Gazës në kolaps

Nga Roald A. Hysa

 

Shkatërrimi i spitaleve në Gaza ka qenë target i vazhdueshëm i ushtrisë izraelite dhe shkatërrimi i rregullt i tyre ka sjellë mungesën e shërbimit shëndetësor aq të nevojshëm për popullatën civile. Përmasës genocidale njerëzore të shkatërrimeve në Gaza i është shtuar edhe shkatërrimi sistematik i spitaleve civile. Në një takim të Këshillit të Sigurimit, Dr. Rik Peeperkorn, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Bregun Perëndimor dhe Gazën, përshkroi me një pamje të zymtë gjendjen në Gaza, duke theksuar se mbi 25 përqind e 105,000 civilëve të plagosur tani përballen me lëndime, që do t’ju ndryshojnë jetën.

Read more ...


Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës, Euro prek minimum të ri historik, bie poshtë 98 lekëve

Euro ka rënë përsëri në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme, duke zbritur njëkohësisht në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, që kur doli si monedhë fizike në vitin 2022.

 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.99 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.21 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në harkun e 30 ditëve të fundit, Euro ka humbur afërsisht 1.3 lekë ose rreth 1.3% në kursin e këmbimit me Lekun.

Read more ...


A do të thotë premtimi i Ramës “ndarje pa kthim me Azinë”, si ndarje pa kthim me Islamin ?!

Nga Floriar Arapi

 

Në mitingun e tij hapës të fushatës elektorale Rama ndryshe nga ç’janë hallet dhe nevojat e njerëzve për çlirimin e shtetit nga mafia e nga padrejtësia dhe për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe monopolet, ai foli për çlirimin nga Azia.

 

Në një fjalim që temë kryesore kishte integrimin në Evropë, ndër të tjera fjalët e tij ishin:

Read more ...


“450 Shkolla të Reja?” – Kur llogaritë elektorale nuk dalin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në nisje të fushatës elektorale se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla. “Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian”,  deklaroi kryeministri gjatë një prezantimi publik.

 

Në vështrim të parë, ky pohim krijon përshtypjen e një transformimi rrënjësor të infrastrukturës arsimore publike. Por siç ndodh shpesh me shifrat, ato kanë nevojë për një themel të fortë. Kur Faktoje kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit për të konfirmuar deklaratën e Kryeministrit, tabloja që doli ishte dukshëm më pak “e çimentuar”.

Read more ...


OKB: Shqipëria drejt plakjes

Deri në 2055 lindjet në Shqipëri pritet të jenë gati 4 herë më të ulëta se aktualisht.  Në raportin e fundit të OKB për fertilitetin, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me rënien më të madhe të lindjeve në popullatë.

 

“Në projeksionet e OKB parashikohet që lindjet të zbresin në 6 mijë të tilla nga 23 mijë lindje të tilla që janë aktualisht”. Ulja e lindjeve pritet të jetë drastike në 10-vjeçarin e parë deri në vitin 2035 ku lindjet do të zbresin në 15 mijë, për të arritur në vitin 2045 në 10 mijë lindje gjatë një viti.

Read more ...

XS
SM
MD
LG