Lidhje


‘Vatikani sufi, rruga liberale drejt Islamit’! Baba Mondi për ‘La Repubblica’

Media e famshme italiane, La Repubblica, ia ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit bektashti në vendin tonë, duke e quajtur si një rrugë librale drejt Islamit. Komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë, thuhet në hyrje të artikullit, ndërsa më pas vijon si më poshtë.

 

Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron mes malit të Dajtit dhe blloqeve të Tiranës së vjetër komuniste. Përpara një Kurani disa shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, alkool i Ballkanit, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”.

Read more ...


Nën çadrën e Belindës/ Çfarë tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin

Organigrama e grabitjeve të rilindjes nxjerr para kudo ku ta prekësh. Një herë një pastruese vjedh punëdhënësen e vet dhe nga tubi i aspiratorit derdhen “rastësisht” gjysëm milioni euro. Një herë SPAK sekuestron celularët për tendera rrugësh dhe papritmas kap një vjedhje në KESH. Kështu ka ndodhur edhe herën e fundit, kur prokurorët e posaçëm po hetonin skemën e kompanive përmes të cilave dyshohet se bënte korrupsion ish-drejtori i rrugëve Evis Berberi.

 

Ish-krahu i djathtë i Belinda Ballukut, që shihej kudo pas saj në videot promovuese u arrestua në mars të këtij viti. Prokurorët që e akuzojnë për korrupsion dhe pastrim parash dyshojnë se nën ombrellën e zv kryeministres është ngritur një skemë tjetër e ngjashme me atë 5D duke u nisur nga fakti se Berberi u kishte dhënë tendera publikë të njëjtëve biznesmenë me të cilët kishte qenë edhe në marrëdhënie private, për shitblerjen e një kompanie. Këto hetime vazhdojnë ende, por e bukura është se si efekt kolateral i tyre duket se e ka pësuar edhe kryebashkiaku aktual i Shkodrës, Benet Beci.

Read more ...


Studimi i ri 3D demaskon q"efinin e Torinos si një mister të rr"emë, fakt që përgënjeshtron shekujt e misterit o"kult të krishterë

Në fund të gushtit të këtij viti, studiuesit kishin ndezur flakët e ferrit, duke pretenduar se një copë pëlhure 2000 vjet më parë, ishte me të vërtetë, qefini i Torinos. Tani ky pretendim i rremë  është hedhur poshtë nga një analizë e re që përdor softuer simulues virtual. Studiuesi i cili u morr me studimin ka treguar se Qefini ka të ngjarë të jetë krijuar duke shtypur një leckë mbi një sipërfaqe të sheshtë ose të cekët, të tillë si një reliev ose figurë e gdhendur, dhe jo një formë e plotë të trupit, duke e fshirë në mënyrë efektive Jezusin e Nazaretit nga ky ekuacion.

 

Jezusi dhe jo krishti: Shkenca si shpëtim!

 

Hulumtimet mjeko-ligjore të Cicero Moraes janë botuar nga Elsevier, duke i shtuar një nauncë tjetër debatit mbi Qefinin e Torinos. Moraes, një specialist i rikuperimit në mjekësinë mjeko-ligjore të fytyrës, argumenton se nëse qefini do të kishte mbështjellë rreth një trupi njerëzor, imazhi rezultues do të shfaqej shumë i shtrembëruar për shkak të formave natyrale tre dimensionale. “Kur ju mbështillni një objekt 3D (pra si trupi i njeriut) me një pëlhurë, dhe ai objekt lëshon ndonjë substancë sikurse janë njollat e gjakut, këto njolla krijojnë një raport më të ndezur por njëkohëisht më të deformuar me burimin. Pra, përafërsisht, ajo që ne shohim si rezultat i njollave të para nga një trup human do të ishte një version më i fryrë dhe i shtrembëruar i tij, por jo një imazh që duket si një fotokopje. Megjithatë, një basoreliev (skulpturë) nuk do të shkaktonte deformim të imazhit, duke e rikthyer në një figurë që i ngjan një fotokopjeje të trupit,” shpjegoi Moraes për The Telegraph.

Read more ...


Republika ku Rama është mbi ligjin, as pyetet, as dëshmon, as hetohet

Deputetët socialistë në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi dëshmuan një qëndrësë të hekurt, për të mos lejuar marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, lidhur me PPP-të që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afro gjysëm miliardi Euro. 

 

Ndonëse opozitarët këmbëngulën se të drejtën për të thirrur këdo që iu dukej e arsyeshme e kishin fituar prej Gjykatës Kushtetuese, prtetendimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Argumentat kundërshtues qenë nga më banalët deri tek më qesharakët. Dikush thoshte se koha e komisionit skadonte këtë të enjte, e për këtë arsye nuk mund të kishte dëshmi të reja, e një tjetër mbronte tezën se opozita duhet të kënaqej duke pyetur ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj- që e kishin sjellë enkas nga qelia- dhe nuk kishte të drejtë të kërkonte më tepër sesa kaq.

Read more ...


“P"rnografia” mediatike që i shitet shoqërisë përmes programeve të tipit "realityshow"

Nga Fabian Zhilla

 

Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve "reality show" me mendimin se do gjente hapësirë në shtypin e shkruar kryesor. Isha gabim. Dy janë mundësitë ose unë nuk di të shkruaj ose autocensura në media është në nivele të frikshme. Në fakt shkrimi tërthorazi mbron median dhe artin cilësor. Unë po e sjell këtu ketë shkrim duke shpresuar sa ata që do ta pëlqejnë ta ndajnë në muret e tyre. Kjo edhe për t'i dhënë një mësim 'mediave të pakallura' dhe për t’u thënë se ka akoma njerëz që janë kritik dhe si bëjnë dot hosana të keqes.

Read more ...

XS
SM
MD
LG